Task Forca kundër krimit dhe roli i ekspertëve të FBI ishin tema e debatit të sotëm në emisionin "Repolitix", në Report Tv, nën drejtimin e gazetarit Denis Minga.
Gazetari dhe analisti Ilir Yzeiri u shpreh se lufta ndaj krimit nga Task Forca e posaçme në përbërje të të cilët do jenë edhe ekspertë të FBI, duke gjurmuar pasuritë e vëna nga veprimtari kriminale. Ai shkoi edhe më tej duke theksuar se në Shqipëri të pasurit janë njerëzit e krimit dhe ata të politikës. Sipas tij, një ish-ministër i Financave disponon 2 milionë euro pasuri dhe 5 apartamente.
"Është ish-ministër i Financave, se s'dua të përmend emra, mund të ketë pesë apartamente dhe 2 milionë euro pasuri. Si u bënë këto dy milionë euro pasuri? Falcone thoshte heto paratë dhe do shkosh te krimi. Këtu te ne nuk ka pasur hetim", u shpreh Yzeiri, i cili nuk përmendi emër se për kë ministër bëhet fjalë.
Paratë e krimit nuk hetohen, tha Yzeiri, pasi sipas tij institucionet i kanë duart të lidhura. "Një pjesë kriminale e këtij vendi ka bërë pasuri përrallore, duke qenë në polici, duke qenë deputet, duke qenë kryeministër, duke qenë ministër i Financave. Si ka mundësi që të largohet një ministër me 500 mijë euro? Si ka mundësi që asnjë verifikim s'është bërë, hetimi i krimit ekonomik duhet ta hetonte, por këta i kanë duart e lidhura. Qeveritarët tanë nga 90 e deri sot kanë miratuar ligje që nëse një ligj ka kaluar me vendim të Këshillit të Ministrave, t'i nuk mund ta hetosh atë. CEZ-in nuk mund ta hetosh sepse është bërë me vendim të Këshillit të Ministrave. Kam pasur përballë në zyrën time në 1990, si unë, sot ata kanë 10 mln euro. Çfarë pune kanë bërë? Kanë punuar në shtet.
/Shqiptarja.com

Task-Forca kundër krimit ka nisur punën duke shfletuar dosjet e para të grupeve kriminale, ndërsa goditja ndaj këtyre segmenteve pritet të nisë në muajin janar 2018. Në fokus do jenë edhe pasuritë e pajustifikuara të zyrtarëve të lartë shtetëror, të cilat do sekuestrohen.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO