Zë i rrallë! Sydney Ellis vjen në
Tiranë me Jazz dhe blues

Zë i rrallë! Sydney Ellis vjen në<br />Tiranë me Jazz dhe blues<br>
Është konsideruar si një ndër zërat e rrallë, “premierë” të muzikës jazz dhe blues. Quhet Sydeny Ellis dhe ka një prej historive më të rralla, të përfshirjes në botën e muzikës. E filloi karrierën e saj, në rrethinat e Los Anxhelosit, në vitin 1991, në ditëlindjen e saj të 44-rt, kur vendosi të ngjitej në skenë.

Ëndrra u bë realitet. Që atëherë, mënyra e saj e të kënduarit, ka njohur vetëm rritje e ka lulëzuar në atë që vetë artistja e konsideron si trashëgimi kulturore në muzikën folklorike afro-amerikane. Ndërsa pjesa tjetër e botës e quan atë, blues, classic jazz etj. Për këtë arsye, prej tre vjetësh “qarkullon” në Europë, për pjesën tjetër të botës.

Që prej 1995-ës, Sydney ka realizuar mbi 1500 koncerte në 27 vende. Vendet e planifikuara për 2018-ën janë Gjermania, Portugalia, Franca, Zvicra dhe ne, Shqipëria.

Dy shfaqjet e saj muzikore do të jenë në Tiranë, në datat 9 dhe 10 shkurt. Repertori i Sydney Ellis përmban këngë nga emrat më të njohur të jazzit dhe bluesit si: Nina Simone, Billie Holiday, Johnny Lee Hooker, Louis Armstrong, Muddy Waters, Big Joe Turner, e shumë emra të tjerë.

Albumi i saj i fundit, i gjashti në numër, me titull: “Another One- Nighter”, e pa dritën e gjelbër majin e vitit të kaluar dhe po promovohet nëpër Europë, përfshirë edhe Shqipërinë, këtë fundjavë, në datat 9 dhe 10 shkurt.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema