Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka mbërritur në Kosovë. Aeroplani “Air Force Two”, me numrin dy të SHBA-së i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, ka zbritur rreth orës 21:30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Biden mbërriti në Kosovë pas vizitës një ditore që pati në Serbi, ku ka organizuar takime me krerët shtetërorë serbë.

(Pritja e Joe Biden nga presidenti Thaçi)

Vizita e sotme është e dyta e Bidenit në Kosovë. Zëvendëspresidenti amerikan e ka vizituar Kosovën në vitin 2009, një vit pas shpalljes së pavarësisë. Biden nesër do të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrin e vendit Isa Mustafa.
Afër hotelit ku do të akomodohet Joe Biden janë shtuar masat e sigurisë, ku më herët janë parë autoblindat e policisë speciale dhe është ndaluar qarkullimi i automjeteve.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com