Zëvendësi i Daçiç shokon serbët: 
Në BE anëtarësohemi pa Kosovën

Zëvendësi i Daçiç shokon serbët: <br />Në BE anëtarësohemi pa Kosovën
Nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, partisë që udhëhiqet nga Ivica Daçiç, Branko Ruzhiç ka deklaruar se Serbia nuk duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës, por që anëtare e plotë e Bashkimit Evropian do të bëhet “pa territorin e Kosovës”.

I pyetur se me cilin territor shtetëror Serbia do të hyjë në BE, përjashtuar territorin e Kosovës apo jo, Ruzhiç për “Die Prese”, ka thënë: “Nëse vendet anëtare të BE-së, siç janë Sllovakia apo Spanja nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, nuk duhet as ne ta bëjmë këtë gjë. Serbia do të bëhet anëtare e BE-së pa territorin e Kosovës”, ka thënë ai.

Megjithatë, kjo, sipas tij, nuk do të ndodh për pesë vjet, gjashtë, shtatë apo tetë vjet.

“Kemi mjaft kohë që deri atëherë të gjejmë zgjidhje funksionale për problemin. Ne, politikanët nga Serbia dhe Kosova duhet që të kemi qasje pragmatike dhe nuk duhet të mendojmë më për mitet”, ka sqaruar ai.

Kjo deklaratë e ka shokuar opinionin serb.

Për këtë është pyetur edhe shefi i Ruzhiqit, ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Mendoj se as ai, e as tjetër kush nuk e dinë se me çfarë kushtesh Serbia do të bëhet anëtare e BE-së”, ka thënë Daçiç.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave