Për dy net me radhë, Kalaja “Rozafa” është kthyer në qendrën e muzikës dhe kulturës, ndërsa edicioni i 10-të i “Za Fest” ka mbledhur në Shkodër artistët më të mirë të skenës shqiptare dhe të huaj, duke i dhënë qytetit një atmosferë unike artistike.

Ideatori i festivalit, Vlashent Sata, u shpreh se “Za Fest” nuk është thjesht një festival muzikor, por një hapësirë që bashkon artin, kulturën dhe njerëzit, duke e kthyer Shkodrën në një pikë referimi për skenën kulturore

“Za Fest është gjithnjë i njëjti, ndryshojnë vetëm vitet në kuptimin që ajo që duam të japim është të shkojmë tek vlera, t’i bëjmë njerëzit bashkë, me dhënë kurajo, jetë e frymë. Njerëzit e kanë përqafuar shpirtin e Za Fest. Ky festival i përket njerëzve, nuk më përket mua. Kultura dhe trashëgimia është e jona dhe duhet t’i japim vlerë edhe për të ardhmen. Nëse nuk e bëjmë do të jemi të humbur. ” tha Sata

Edhe moderatorja Dojna Mema vlerësoi frymën që përcjell festivali, duke theksuar se përmes muzikës krijohen miqësi të reja dhe njerëzit afrohen më shumë me njëri-tjetrin……sinkron

“Vlashenti ka lidhje të veçantë me Shkodrën. Ngrohtësinë që ndjejmë këtu nuk e ndiejmë asgjëkundi tjetër. Janë 10 vite emocione. Za Fest është tashmë një familje” tha Mema

“Za Fest”  u përmbyll me natën e tretë në Kalanë “Rozafa”,  ku performuan kengeraret me ne zë me Vlashebt Satën dhe Tayna duke konfirmuar edhe një herë se ky festival është kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të verës në Shqipëri dhe një promovues i rëndësishëm i Shkodrës si destinacion i artit, kulturës dhe turizmit.