Ditën e dielë u raportua se aktori i njohur Zac Efron u sulmua në fytyrë  nga një i pastrehë, pas një sherri në rrugë.

Por shokët e tij janë të shqetësuar se e vërteta nuk është kështu dhe se Zac mund ti jete rikthyer sërish vesit të drogës.

Një nga miqtë e tij ka shprehur për “TMZ”: “Zac është një njeri i vemtuar. Ai del jashtë rrallë dhe ideja se ka dalë në mesnatë për të gjetur sushi është paksa absurde”.

Gjithashtu thuhet se dhe autoritet e policisë janë dyshuese në lidhje me versionin që ai ka dhënë për ngjarjen duke thënë se se makinës së tij i kishte mbaruar karburanti dhe po priste për dikë që ta tërhiqte.

zac efron

Ndërkohë që ishte duke pritur me truprojën, ai kishte hedhur nga dritarja e makinës një shishe që ishte thyer pranë një grupi personash të pastrehë, gjë që ishte marë si provokim nga ana e këtyre të fundit.

Faqja online ka raportuar gjithashtu se truproja i tij është një ish i dënuar për tregti droge dhe se bën habi fakti që ai ishte në ngjarje por nuk ishte plagosur aspak.

Duke marë shkas se Zac në nëntorin e vitit të shkuar theu nofullën pas konsumit të një sasie droge edhe këtë herë dyshimet janë të mëdha se shkaku mund te jëtë i njëjtë.

Zac është diksutuar shumë në media në lidhje me varësinë e tij ndaj drogës.

(b.t/shqiptarja.com)