Ishte vetëm 18-vjeç kur vendosi të qëndrojë në Shqipëri dhe të merrej me blegtori, një profesion gjithnjë e më në zhdukje. Personazh i kësaj historie është Erlind Pjetri nga fshati Zojz i Lezhës, i cili prej vitit 2012 ka ngritur një fermë dhe punon bashkë me familjen e tij. Dëshira për të mos emigruar e nxiti të thyejë tabutë e të investojë në fshat dhe sot ndjehet mjaft mirë me punën që bën.
“M’u futën në gjak si i thonë dhe i bëra. Normal që më shihnin me përshtypje, se thonin merret me dele, çoban. Por sot se kam fare problem, se çfarë flasin njerëzit”, thotë ai për Report Tv.
Aktualisht mbarështon 300 bagëti të imta dhe kjo punë nuk është aspak e lehtë, por thotë se pasioni e bën që të mos ndjejë lodhje.
“Unë kur bëj këtë punë e kam me pasion dhe dëshirë. Janë aktualisht 300 krerë dele. Normal që ka shumë punë, vështirësi se janë një muaj koha që janë duke u shtuar. Ka shumë vështirësi. E bëj bashkë me familjen. Normal që ka kërkesa e treg, s’kemi vuajtur për shitjen asnjëherë”, thekson ai.
Në një kohë që fshatrat janë boshatisur masivisht në Shqipëri, 31-vjeçari Erlind Pjetri ka një mesazh për të rinjtë që të mos largohen por të kontribuojnë për vendlindjen e tyre.
“Edhe po të shkosh në vend tjetër normal që je punëtor i dikujt, kurse këtu jam punëtor i vetes dhe i familjes sime. Të punojnë në vendin e tyre se janë 100 mijë herë më mirë në vendin e tyre se jashtë shtetit”, thotë Pjetri.
Erlind Pjetri është ndër blegtoret e vetëm në fshatrat e Zadrimës në Lezhë, duke dhe një shembull të mirë e duke provuar se me punë mund të jetosh mire edhe në Shqipëri.
G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.9%
-
Jo
5.7%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Përkujtimi i veçantë për 557-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, inskenohet ‘Gjama e burrave’
17 Janar, 13:48
-
Lezhë/ 53-vjeçari gjendet i pajetë në fshatin Dajç (EMRI)
17 Janar, 12:06
-
Përplasja me Ndreun për amnistinë për tarifat vendore? Jep dorëheqjen prefekti i Lezhës! Kryebashkiaku: Sajime
17 Janar, 09:32
-
Lezhë/ Gripi e virozat, prindërit në radhë për të vizituar fëmijët! Spitali në rikonstruksion, dyndje te ish-materniteti
16 Janar, 17:28
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Vrau motrën dhe kunatin në Rubik, ekstradohet nga Italia 56 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm (EMRI)
16 Janar, 09:07
-
Laç/ Përplasi të moshuarën me automjet, arrestohet 36-vjeçari (EMRI)
15 Janar, 10:59
-
Lezhë/ Vijon të jetë në arrati, Gjykata dënon me 5 vite burg ish-kreun e Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola! U gjet fajtor për 'Kultivim të bimëve narkotike'
15 Janar, 09:01
-
Kurbin/ I riu ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së miut, nis hetimi për shefin e urgjencës (EMRI)
14 Janar, 14:22
-
Panik në Kupën e Shqipërisë, portieri largohet me barelë nga fusha dhe dërgohet në spital
14 Janar, 13:56
-
Deputetja e PD: Belinda Balluku mburret me arritje imagjinare, qytetarët po përballen me mungesë energjie! Ulja e çmimit me 1 lek, tallje
14 Janar, 12:51
-
Përmirësohet situata e motit në Lezhë! Rikthehet energjia elektrike dhe rinis procesi mësimor
14 Janar, 09:09
Te lumte djale! Suksese!
Përgjigju