Çështja e emrit me Greqinë/ Zaev: Nëse dështon referendumi, dorëzoj mandatin si kryeministër

Çështja e emrit me Greqinë/ Zaev: Nëse dështon referendumi, dorëzoj mandatin si kryeministër

Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka folur për referendumin për çështjes së emrit me Greqinë.

Sipas mediave maqedonase, Zaev është shprehur se do të heqë dorë nga mandati si kryeministër në rast se dështon referendumi për çështjen e emrit me Greqinë pasi me dështimin e tij nënkuptohet dështimi i politikave të ndjekura nga qeveria e tij.

Si kryeministër kam mandat deri në dhjetor të vitit 2020. Nëse dështon dhe nuk ka sukses referendumi, me shumë gjasa ne përfundojmë me politikat tona. Për çfarë do të na shërbente nevoja për qeverisje, kur shteti nuk do të na kishte ardhmëri. Që këtu theksoj përgjegjësitë e të gjithë aktorëve politik kryesor në shtet, përfshirë edhe VMRO DPMNE-në se duhet të sigurohet e ardhme progresive për Republikën e Maqedonisë.

Zoran Zaev, kryeministër

Emri i ri i Maqedonisë, sipas marrëveshjes me Greqinë do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, nacionaliteti do të jetë maqedonas i veriut dhe gjuha është maqedonase.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë