Në 29 tetor, kryeministri maqedonas Zoran Zaev do ushëtojë drejt Romës ku do të takohet me kryeministrin italian Giuseppe Conte, i cili javën e shkuar ishte për vizitë në Tiranë.
Vizita e Zaev do zhvillohet pas deklaratës së Kryeministrit Italian se Roma zyrtare do t'i propozojë BE çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në muajin nëntor.
Birn shkruan se “Udhëtimi i Zaevit vjen përpara takimit të Këshillit të Ministrave të BE-së që do të zhvillohet në 19 nëntor, kur Italia dhe vendet e tjera anëtare të bllokut pritet të bëjnë presion për një diskutim të ri të çështjes së zgjerimit”.