Zaev dorëhiqet nga posti i kryeministrit, BE thirrje Maqedonisë së Veriut: Vazhdoni zbatimin e reformave

Zaev dorëhiqet nga posti i kryeministrit, BE thirrje Maqedonisë së Veriut: Vazhdoni zbatimin e reformave

Zëdhënësja e Bashkimit Europian për çështjen e Integrimit, Ana Pisonero

Zëdhënësja e Bashkimit Europian për çështjen e Integrimit, Ana Pisonero i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që të vijojë me zbatimin e reformave të vendosura si kusht për integrimin nga vendet e unionit.

Kjo thirrje e Pisoneros vjen menjëherë pasi Zoran Zaev dha dorëheqjen dy ditë më parë  nga posti i kryeministrit për shkak të disfatës që pësoi partia e tij në zgjedhjet lokale. Pisonero ka një thirrje për kryetarët e rinj të komunave, ku iu kërkoi që të kontribuojnë në avancimin e reformave.

“Ne jemi në dijeni të dorëheqjes së kryeministrit Zaev. Është me rëndësi që vendi të vazhdojë implementimin e reformave të lidhura me BE-në. (...) Ne u bëjmë thirrje të gjithë kryetarëve të rinj të komunave që të kontribuojnë në avancimin e reformave në agjendën evropiane, në të mirë të qytetarëve të tyre”, tha Pisonero.

Pisonero rikujtoi edhe njëherë se misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-it ka vlerësuar se zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut janë zhvilluar duke respektuar liritë themelore.

“Administrata që ka organizuar zgjedhjet bëri përpjekje për të adresuar disa mungesa procedurale, që ishin parë në raundin e parë. Megjithatë retorika negative dhe dyshimet për presion ndaj votuesve dhe kandidatëve, kanë vazhduar të ndikojnë në zgjedhje”, është thënë në reagim.

Sipas Komisionit Evropian, Maqedonia e Veriut i ka përmbushur që të gjitha kushtet e vendosura për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Komisioni ka rekomanduar hapjen e negociatave, por Bullgaria në nëntor të 2020, ka vendosur veto ndaj Maqedonisë së Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin. Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, po trajtohen nga BE së bashku për hapjen e negociatave. Vetoja e vendosur Bullgaria Shkupit, po mban peng edhe Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille