Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen pas rezultatit zhgënjyes në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Dorëheqja e tij është nga detyra e kryeministrit si dhe nga posti i kryetarit të LSDM-së. Zaev tha në një deklaratë për mediat se merr përgjegjësinë për humbje politike.
“I përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së. Do të qëndroj ende këtu për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ekziston dhe mund të rritet. Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së dhe pjesë e popullit tonë”, ka shtuar Zaev.
Në Maqedoninë e Veriut u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Gara u zhvillua në 44 komuna dhe më e ashpër pritet në Shkup, në Tetovë, në Gostivar, në Kumanovë, në Strugë.
Vendim ka ardhur pasi rezultati paraprak i raundit të dytë i jep fitore VMRO-DPMNE. Ende nuk dihet nëse kjo dorëheqje do të pasohet me deklarim të zgjedhjeve të parakohshme. Apo nëse do të ketë negociata për të formuar një qeveri të re po në drejtimin e LSDM-së.
Pas daljes së rezultatave ka reaguar edhe kryetari i opozitës, Hristjan Mickoski, dhe ka falënderuar të gjitha ata që kanë dalë të votuan dhe bënë të mundur fitoren e opozitës në këto zgjedhje. Ai tha se pa mbështetjen e opozitës shqiptare, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptaret, por edhe e Majta, kjo fitore nuk do të ishte e mundur.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.3%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1887
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasjet për emrin, Athina deklaroi se 'çështja e Maqedonisë së Veriut është mbyllur', reagon Mickoski: E papërgjegjshme! Do korrigjohen këto padrejtësi
24 Janar, 07:31
-
Kryeministri maqedonas, takon familjen shqiptare në SHBA: Janë shembull suksesi
23 Janar, 19:09
-
Arratisja e Artan Grubit, ministri i Brendshëm maqedonas: Po mblidhen prova shtesë nëse ishte e organizuar
22 Janar, 13:49
-
Djaloshi shqiptar nga Gostivari realizon ëndrrën e tij, futet në fushë dhe takon Mbappe
20 Janar, 10:44
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Aksidenti me 45 viktima nga Maqedonia e Veriut, Gjykata Bullgare: Shkaktare Agjencia e Infrastrukturës Rrugore, dëmshpërblim 10 mijë euro çdo familjari të viktimave
9 Janar, 15:45
-
Maqedoni e Veriut/ Universiteti i Tetovës heq nga puna ish-zv.kryeministrin Artan Grubi! U shpall non-grata nga SHBA
9 Janar, 07:20
-
Luftëtarët e huaj marrin grada të larta në Siri, në mesin e tyre edhe një shqiptar
8 Janar, 15:24
-
Presidentja maqedonase vendos veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, sepse parashikonte përdorimin e gjuhës shqipe
7 Janar, 17:26
-
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë
4 Janar, 21:51
-
Qafë-Thanë/ Bie përkohësisht sistemi i doganës së Maqedonisë së Veriut, fluks mjetesh në hyrje-dalje me Shqipërinë! Rritet numri i sporteleve (VIDEO)
4 Janar, 16:06
-
Aksident tragjik në Maqedoni, makina bie në lumë! Humbin jetën 3 gra, anëtare të një familje! Shpëton mrekullisht 5-vjeçari
2 Janar, 22:50
Rrespekt per z. Zaev! bah cfare kulture politike dhe kjo ne mes te ballkanit dhe direkt ngjitur me Shqiperine. Politikanet shqiptare nuk e njohin kete, jemi mesuar me ideologjine e diktatures dhe nuk e leshojne per kollaj karrigen dhe mbeshtetesit e tyre jane vete votuesit. Shembuj kemi mjaft, mbi te gjithe plaku Berishe dhe siguricht te tjeret me rradhe . Nje polike e keqe nuk eshte vetem faji i politikaneve por edhe i zgjedhesve te tyre.
Përgjigjui ngeli ballkani i hapur Rames ne mes
PërgjigjuKurse Lulzim Basha i ka humbur kater here zgjedhjet dhe nuk jep doreheqje Sali Berisha eshte shpallur non grata dhe po kerkon jo vetem Partine por edhe pushtetin.
PërgjigjuNjë demokrat i vertet që ia mendon të miren vendit të vet, kështu vepron. Bravo!
Përgjigju