Zaev: Hetim ndërkombëtar
për të vërtetën në Kumanovë

Zaev: Hetim ndërkombëtar<br />për të vërtetën në Kumanovë<br>
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha të martën në Prishtinë se Shkupi është i hapur për një hetim ndërkombëtar të incidentit të Kumanovës të majit të vitit 2015, në të cilin qenë vrarë tetë pjesëtarë të policisë maqedonase dhe 14 pjesëtarë të një grupi të armatosur në të cilin ishin përfshirë edhe qytetarë të Kosovës.

“Jemi pajtuar që të ketë qoftë një hetim ndërkombëtar ose të dërgohen ekspertë, të cilët do t’i përballin të gjitha elementet dhe provat dhe e gjithë kjo me qëllim që t’iu jepet qytetarëve përgjigjja e vërtetë. Kjo është edhe në interes të bashkëpunimit tone dhe nuk duhet që kjo çështje të mbetet si pengesë në marrëdhëniet tona.

E dini se është çështje shumë e ndjeshme, sepse aty u vranë edhe disa policë. Pra, do të ketë një hetim ndërkombëtar, gjithmonë me qëllim që të arrihet e vërteta”, tha kryeministri Zaev. Hetim ndërkombëtar për këtë çështje kishte kërkuar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas dënimit muajin e kaluar të pjesëtarëve të grupit të armatosur në çështjen e njohur si rasti i Kumanovës.

dy.b/shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë