Zaev:Në listat për deputetë të
LSDM -së do të ketë edhe shqiptarë

Zaev:Në listat për deputetë të<br />LSDM -së do të ketë edhe shqiptarë
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, pret që zgjedhjet e 11 dhjetorit të sjellin ndryshime pozitive në Maqedoni. Ai vlerëson se shkelja e Kodit Zgjedhor për shkak të numrit të lartë të votuesve në njësinë e gjashtë zgjedhore nuk përbën arsye të mjaftueshme që të shtyhet edhe një herë data e votimeve.

“Është me rëndësi që barazia e votës të jetë e garantuar por mendoj se 526 votues në një njësi zgjedhore me gjithsej 311 mijë votues, nuk janë arsye që të shfuqizohet vendimi për shpalljen e votimeve. Megjithatë, vlerësoj se ekzistojnë institucione që do të vendosin për një gjë të tillë”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Kreu i opozitës maqedonase paralajmëroi se në kongresin e partisë më 6 nëntor do të publikohen emrat e kandidatëve për deputetë, ndërsa konfirmoi se në mesin e tyre do të ketë edhe shqiptarë. Zaev, nuk tregoi se në cilën njësi zgjedhore do të garojë ai.

“Ne e kemi caktuar kongresin më 6 nëntor dhe besoj se deri më 5 nëntor organet partiake do të përgatisin të gjitha dokumentet për tu miratuar në kongres. Do të kemi kandidat nga të gjitha bashkësitë etnike pra edhe shqiptarë, që për ne paraqesin figura të respektuara në shoqërinë ku jetojmë”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Afatin i fundit për dorëzimin e listave për deputetë në KSHZ është 11 nëntori. Deri tani asnjëra parti nuk ka zbuluar emrat e kandidatëve.

Redaksia Online 
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin