Zaimina Vasjari është një nga këngëtaret më të përfolura shqiptare. Kohët e fundit ajo ka qenë në fokus të mediave rozë për shkak të jetës së saj private. Zaimina konfirmoi lidhjen e saj me biznesmenin Klodian Asllani, dhe solli një vajzë në jetë të cilën e pagëzuan me emrin Chloe. Mirëpo partneri i këngëtares ka edhe fëmijë të tjerë nga një marrëdhënie e mëparshme. E ftuar në emisionin “Wake up” Zaimina ka folur për marrëdhënien që ka me dy vajzat e tjera të burrit.
“Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të bukur. Ato janë vajzat e bashkëshortit tim, por janë edhe gjaku i vajzës sime dhe motrat e saj. Ato janë pjesë e familjes dhe janë dy vajza të mrekullueshme. Unë nuk kam dashur t’i bëj publike sepse sot mund të aludohet shumë. Unë kam pasur edhe shumë mesazhe jo shumë të këndshme rreth kësaj teme, prandaj dua që privatësia e jetës së tyre të jetë larg vëmendjes së mediave. Me ardhjen në jetë të Khloes ato janë shumë pranë me njëra-tjetrën edhe pse gocat jetojnë jashtë vendit,”- është shprehur këngëtarja.