Doli në përgjimet e policëve të akuzuar për korrupsion në Morinë, reagon Zaimina Vasjari

Doli në përgjimet e policëve të akuzuar për korrupsion në Morinë, reagon Zaimina Vasjari

Zaimina Vasjari

Këngëtarja Zaimina Vasjari ka reaguar pasi emri i saj doli në përgjimet e policëve të akuzuar për korrupsion në pikën e kalimit kufitar në Morinë.

Për 'Panorama', Zaimina ka thënë se lajmi nuk është i vërtetë dhe se ajo nuk ka kaluar asnjëherë në Morinë.

“Është thjesht një lajm portalesh. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam kaluar asnjëherë në Morinë me fëmijët. Kam një fëmijë tre javësh dhe po kaloj një kohë shumë të bukur. Nuk dua që emri im të lakohet nëpër portale për këtë çështje”, është shprehur këngëtarja.

Sipas përgjimeve të  publikuara, rezulton se  Vasjari ka kaluar fëmijët e saj në kufi pa prokurën e posaçme.

Në dosjen e prokurorisë theksohet se datën 02.01.2022 ora 10:57 në aplikacionin Whatsapp shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durrës” i thotë, Laertit Sulos me sms se në kufi ndodhet bashkëshortja e një mikut të tij bashkë me fëmijët, duke përmendur emrin e Zajmina Vasjarit, mirëpo nuk ka prokurë.

31 policë u arrestuan në Morinë, të akuzuar se i merrnin para qytetarëve shqiptarë e atyre kosovarë, për t'i lejuar të kalonin kufirin në mënyrë të parregullt. GJKKO la dje në 'arrest në burg' 15 prej tyre, 14 të tjerë u lan në 'arrest shtëpie', ndërsa 3 janë pezulluar nga detyra.

Pjesë nga përgjimet:

Laert Sulo Polici: Kur do kthehet:

Tani: Ja ta pyes… dy ditë datë 4 ka kthim…

Laerti: Ok çfarë makine ka ose jepi nr tim të flas me të……

Tani: “Renxh Rover “AA001UD”…

Menjëherë më pas ora 11:00 Laert Sulo ja kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjësit të policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë:

Laert Sulo: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh  Zajmina Vasjari.

Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zaimina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë  në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijët e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i policisë Emilton Asllanaj kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit Laert Sulo. Po ashtu, nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja