Zaimina Vasjari është një nga këngëtaret shqiptare që di ta tërheqë vëmendjen e publikut edhe kur është e shkëputur nga muzika. Mamaja e Chloes është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, dhe merr mijëra komente nga fotot që poston herë pas here.
Së fundmi Zai është shfaqur krejtësisht e transformuar, dhe kjo pamje e re me siguri i ka trembur fansat e saj. Me flokë të lagur dhe e gjakosur në fytyrë, këngëtarja ka ndryshuar tërësisht në kuadër të festës së Halloween-it.
"Halloween-i po afron. Si do të visheni këtë vit?"- shkruan ajo krahas fotos.