Zajmina Vasjari humb gjyqin
me kompaninë e vajërave

Zajmina Vasjari humb gjyqin<br />me kompaninë e vajërave
Këngëtarja shqiptare Zajmina Vasjari ka humbur gjyqin kundra kompanisë “Vajra Bimore”, kundrejt secilës kishte ngritur padi në datën 14.04.2011. Akuza e bërë prej Vasjarit kishet të bënte me një padi civile të depozituar më parë në kryesekretarinë e gjykatës së shkallës së parë.

Kompania “Vajëra Bimore” duhet ti paguante asaj 10.000 dollarë, sipas kontratës së lidhur në vitin 2002, por edhe për dëmin e shkaktuar. Padia e saj është rrëzuar nga gjykata e Shkallës së parë. Në padinë e saj këngëtarja Vasjari kishte kërkuar  nga gjykata “detyrimin e palës së paditur për përmbushjen e detyrimit që rrjedh nga kontrata e lidhur me paditësen më 14 tetor 2002, si dhe shpërblimin e dëmit të ardhur paditëses nga mosekzekutimi i detyrimit kontraktor në tërësi në shumën 10.000 dollarë”.

Gjithashtu Zajmina kishte kërkuar që për dëmin jo pasuror të ardhur nga veprimet e jashtëligjshme të palës së paditur pas datës 1 tetor 2003, kompania e vajit ta dëmshpërblejë në shumën prej pesë milionë lekësh. Por Gjykata e Shkallës së Parë e ka rrëzuar kërkesën e  padisë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar