Zakoni i keq që ndikon në zhvillimin emocional të fëmijës! Çfarë duhet bërë

Zakoni i keq që ndikon në zhvillimin emocional të fëmijës! Çfarë duhet bërë

Foto ilustruese

TIRANË- Të shikosh një film, të luash një lojë elektronike ose të përfshihesh në mediat sociale është për shumicën një mjet relaksimi nga një jetë e përditshme stresuese. Megjithatë, ajo përfshin rreziqe si për shëndetin fizik ashtu edhe për atë emocional, siç e kanë theksuar shumë studime vitet e fundit, prandaj është e rëndësishme të kufizohet përdorimi i pajisje elektronike.

Këto rreziqe bëhen edhe më serioze kur diskutimi kthehet tek fëmijët. Një qenie njerëzore në fazën e zhvillimit mund të preket shumë më tepër sesa një i rritur. Një studim i ri nga Shkolla Mjekësore e Miçiganit nxjerr në pah rrezikun që ekspozimi ndaj ekraneve dixhitale, si telefonat celularë dhe tabletët, paraqet për zhvillimin emocional të fëmijëve. Gjetjet janë publikuar në JAMA Pediatrics.

Studiuesit argumentojnë se teknologjia mund të ndihmojë një fëmijë të zhurmshëm  të qetësohet në shumë shpejt, por në të njëjtën kohë mund të zvogëlojë aftësinë e tyre për të menaxhuar emocionet. Pra, ndërsa duket si një metodë efektive qetësimi, ajo përfundimisht mund të çojë në çrregullime serioze të personalitetit.

Gjetjet tregojnë se përdorimi sistematik i telefonave celularë dhe tabletave si një mjet argëtim te fëmijët 3 dhe 5-vjeçarë çoi në rritjen e disrregullimit emocional.

Studimi përfshinte 422 prindër dhe një numër të barabartë fëmijësh të moshës 3-5 vjeç. Studiuesit analizuan përgjigjet e prindërve në lidhje me sa shpesh përdorin pajisjet dixhitale si një mjet për të qetësuar fëmijët, si dhe simptomat e mundshme të reaktivitetit emocional gjatë një periudhe gjashtëmujore. Simptoma të tilla mund të jenë ndryshime të shpejta të humorit ose impulsivitet intensiv.

Rezultatet treguan se korrelacioni midis përdorimit të ekranit dhe efekteve emocionale ishte veçanërisht i lartë te djemtë dhe fëmijët që tashmë përjetojnë hiperaktivitet, impulsivitet dhe një temperament të fortë, gjë që i bën ata më të prirur të reagojnë më fort kur ndihen të zemëruar, të irrituar ose të trishtuar.

"Përdorimi i pajisjeve të tilla mund të jetë veçanërisht problematik për fëmijët që tashmë kanë vështirësi në menaxhimin e emocioneve të tyre, " komentoi Dr. Radesky, duke shtuar se mosha parashkollore është një fazë e jetës ku fëmijët kanë më shumë gjasa të shfaqin sjellje të tilla, si zemërimi, përbuzja dhe emocionet e forta.

“ Prindërit mund të merren përkohësisht me problemin, të ndihen të përmbushur dhe ndoshta të krijojnë zakonin, por sa më shpesh fëmijët përdorin pajisje, aq më pak mësojnë të zhvillojnë aftësi të tjera për të menaxhuar emocionet e tyre, "shtoi ai.

Dr. Radesky pranon se ka raste kur përdorimi i ekraneve mund të jetë një shpëtim për t'i mbajtur fëmijët të zënë, si gjatë një udhëtimi. Megjithatë, Radesky thekson se është e rëndësishme të mos e bësh një zakon.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë