Në listën e zgjedhësve ishin vjet plot 3.65 milionë shtetas shqiptarë. Nga këta, sipas CENS-23, ishin me banim në Shqipëri vetëm 1.95 milionë (banorë 18 vjeç e sipër). Pra 1.7 milionë shtetas me të drejtë vote banonin jashtë vendit.
Nuk mund të dihet se sa nga 1.7 milionë zgjedhësit me banim jashtë vendit erdhën për të votuar vjet në maj me autobuzë, vetura, tragetë e aeroplanë, por dihet që atyre nuk iu krijua mundësia për të votuar në vendet ku banonin.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, me Vendimin Nr. 38/22 të janarit 2023, urdhëroi qartazi Kuvendin që të amendojë Kodin Zgjedhor, duke miratuar dispozita ligjore që i garantojnë çdo zgjedhësi jashtë Shqipërisë të marrë pjesë në procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të ardhshme dhe kërkoi që ky proces të jetë sa më i shpejtë dhe sa më efektiv. Thënë ndryshe, vendimi i Gjykatës Kushtetuese qartëson se krijimi i kushteve për votimin nga jashtë Shqipërisë është një detyrim i shtetit shqiptar. Sidoqoftë, edhe pse kanë kaluar mbi 6 muaj nga afati kushtetues i paracaktuar nga Gjykata Kushtetuese, ende nuk janë bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Pavarësisht argumenteve apo justifikimeve që paraqesin partitë politike për këtë vonesë, si dhe opinioneve të ndryshme që qarkullojnë në opinionin publik pro apo kundër votimit jashtë vendit, krijimi i mundësisë ligjore dhe praktike për një votim të tillë është detyrim kushtetues, sipas Gjykatës Kushtetuese.
Në qoftë se nuk do t’u krijohet mundësia zgjedhësve të votojnë jashtë vendit deri në pranverën e 2025-ës, zgjedhjet parlamentare do të jenë të cunguara ligjërisht, për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Për më tepër, shteti shqiptar do të demonstrojë një mungesë serioziteti, si një shtet që neglizhon kushtetutën e vet.
M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: 87% këtu duan të bllokohen TikTok dhe Snapchat, ndërkohë Australia po i bllokon për adoleshentët
22 Nëntor, 12:40
-
Vota e diasporës/ Ish-kreu i KQZ, Kume: Koston e postës ta paguajë KQZ! Një familje me 4 votues në Kanada i bie të paguajnë 400 dollarë për kthimin e fletës
21 Nëntor, 17:57
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
'Repolitix'/ Zaloshnja dakord me mbylljen e TikTok dhe Snapchat: U krijua nga Kina për të krijuar kaos në perëndim! Sefa: Jam për vendosjen e filtrave
20 Nëntor, 21:50
-
Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit
20 Nëntor, 21:11
-
Jozefina Topalli takime me diasporën në Nju Jork: Jeni mundësia kyçe që Shqipëria ka për të mos rrëshqitur drejt zbrazjes të parikuperueshme të vendit
20 Nëntor, 16:54
-
Eduard Zaloshnja: Rreth 800 mijë banorë të rritur me prejardhje nga familje ish-të persekutuara para një dekade, po sot?
20 Nëntor, 13:32
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm 40.6% të kënaqur me qeverinë, por vetëm 32.4% votojnë sot për PD-në
15 Nëntor, 14:40
-
Berisha paralajmëron tjetër ‘pakt’ me PS: Gati të votojmë çdo ndërhyrje në Kod për votën e diasporës
13 Nëntor, 17:13
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Eduard Zaloshnja: Trump etj, nuk kanë gjasa të merren me Shqipërinë, të paktën deri në maj
11 Nëntor, 13:20
-
Vota e diasporës/ PS ka 'arritur' vetëm 50 mijë emigratë! Diskutimet në grup: Janë 1.6 mln me të drejtë vote, të krijohet një database e të rritet angazhimi
11 Nëntor, 11:49
jemi me mire vetem pa ato qe kane tralltuar vatanin
PërgjigjuPse duhet te paguaj une per ta?. Madje, madje, do ishte mire qe kush nuk ka banimin ne shqiperi per 5 vite rresht, t'i hiqet edhe shtetesia.Njeriu zgjedh vete ku te jetoje, por gjithashtu nuk duhet te kete te drejte qe te votoje te zgjedhurit qe i mbajne te tjeret me taksa.
PërgjigjuPaguaj borxhet që merr nga vendet e huaja, pastaj thuaj taksapagues
A ka ndonje qe i mungon emrit ne listen e votuesve? Perndryshe kush ka interes te paraqitet ne votime. Pse duhet te paguajne taksapaguesit shqiptare, per pjesemarrjen ne votime, te atyre qe me vullnetin e tyre te lire, kane vendosur ta keine vendbanimin zyrtar jashte Shqiperise?!
PërgjigjuE di Partia! (ndare ne disa)
Përgjigju1.7 zgjedhës i kanë thën politikës shikoni nga lindja për dele po ju la Putini.
Përgjigju