Zaloshnja: 2 milionë shtetas shqiptarë në emigracion, 1.6 milionë prej tyre në moshë për votim

Zaloshnja: 2 milionë shtetas shqiptarë në emigracion, 1.6 milionë prej tyre në moshë për votim

Foto ilustruese

Aktualisht, në Gjendjen Civile janë të regjistruar plot 4.6 milionë shtetas shqiptarë. Po sa prej tyre banojnë në Shqipëri? Përgjigjen e saktë të kësaj pyetje do ta marrim në qershor, pasi të kontrollohen dhe përpunohen të dhënat që po regjistrohen këto ditë në të gjithë territorin nga anketueset e Censit.

Ndërkohë, në Kuvendin e Shqipërisë (e jo vetëm), po diskutohet mbi krijimin e mundësisë praktike të votimit për të gjithë zgjedhësit shqiptarë në emigracion, e jo vetëm atyre pak mijërave që vijnë me autobuzë nga Greqia apo me targete nga Italia.

Duke ndërthurur rezultatet e sondazheve rigoroze në terren që kam zhvilluar muajt e fundit, me të dhëna të publikuara nga institucione ndërkombëtare si Banka Botërore, Eurostat e FMN, kam llogaritur në mënyrë të përafërt se nga 4.6 milionë shtetas që figurojnë në Gjendje Civile aktualisht, rreth 2.6 milionë banojnë në Shqipëri. Ndërsa nga 3.65 milionë zgjedhës që figurojnë në listat e zgjedhësve të KQZ-së, rreth 2.05 milionë banojnë në Shqipëri.

Me fjalë të tjera, rreth 1.6 milionë zgjedhës (ose 44%) janë në emigracion. Dhe vetëm pak mijëra prej tyre vijnë me autobuzë nga Greqia apo me tragete nga Italia për të votuar…

Zgjedhësit që banojnë jashtë Shqipërisë vërtet nuk kontribuojnë me taksa drejtpërdrejt për shtetin shqiptar, por tërthorazi, ata kontribuojnë. Dërgesat e tyre valutore për familjarët në Shqipëri po i afrohen vlerës 1 miliardë euro në vit. Dhe familjarët e tyre paguajnë TVSH për çdo produkt apo shërbim që blejnë. Fjala vjen, 1/6 e 1000 lekshit që paguajnë për bukën e përditshme shkon në thesarin e shtetit si TVSH. E kështu me rradhë…

Për hir të këtij kontributi të kosiderueshëm ekonomik, si dhe për hir të ndjekjes masive prej tyre të zhvillimeve politike në vend (falë internetit të kudondodhur dhe të platformave televizive të përhapura kudo ku ka përqendrime emigrantësh shqiptarë), zgjedhësve që nuk kanë aktualisht mundësi praktike të votojnë në Shqipëri, duhet t’u krijohet lehtësia e votimit nga atje ku jetojnë.

Refoma zgjedhore që pritet eventualisht të kryhet nuk duhet t’i harrojë këta 1.6 milionë zgjedhës, siç i ka harruar deri më sot!

SHËNIM: Kur u krye Censi i 2011-ës, 2.8 milionë shtetas shqiptarë banonin në vend, nga 4.3 milionë që figuronin gjithsej në regjistrin e Gjendjes Civile. Pra 1.5 milionë (35%) shtetas shqiptarë ishin në emigracion më 2011. Aktualisht, janë në emigracion rreth 2 milionë (43.5%).

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ojq: 20/10/2023 14:46

    Emigrantave ju druhen te dyja palet pasi nuk mund ti genjejne me vende Pune dhe as ti blej me 50 Euro prandaj si Lene te votojne nga ku banojne. Nuk Kane interes asnjera parti se kushtet jane

    Përgjigju
  • Realiteti: 16/10/2023 09:37

    2 miljon jane te deklaruar qe jetojne jashte Shqipëris,po te vendosim ketu dhe rreth 1 miljnon qe ikin e vijne me 3mujorsha sepse skan mundesi letrash (nese do benin dokumenta keta 1 miljon nuk kthehen me) ateher del ne pah realiteti qe ne shikojm cdo dite ne rruget e Shqipëris…Vetem pensjonistat kane ngel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë