Zaloshnja: 6 mijë banorë të rritur në Bashkinë Himarë e 4.2 mijë në Bashkinë Konispol

Zaloshnja: 6 mijë banorë të rritur në Bashkinë Himarë e 4.2 mijë në Bashkinë Konispol

Pandemia Covid-19 solli miliona vdekje në botë dhe mijëra në Shqipëri, por rastësisht u bë sebep që të matet ekzaktësisht sa banorë të rritur votojnë në Shqipëri. Meqë kufijtë e vendit ishin mbyllur prej pandemisë, vetëm zgjedhësit me banim këtu mund të votonin. Rreth 1.65 milionë votuan në total më 25 prill 2021, e nga këta, rreth 6 mijë në territorin e Bashkisë Himarë (23 fshatra gjithsej) dhe 4.2 mijë në atë të Bashkisë Konispol (17 fshatra gjithsej).

Po i theksoj këto dy bashki të vogla, sepse tani që po zhvillohet Censi, ato janë në qendër të vëmendjes së opinionit publik rreth pyetjes mbi përbërjen e tyre etnike. Në qoftë se përqindja e të vetëdeklaruarve si etnikë grekë në këto bashki rezulton mbi 20%, ato duhet të konsiderohen zyrtarisht si bashki minoritare, me privilegje të ngjashme me bashkitë tashmë zyrtarisht minoritare të Dropullit e Finiqit.

Rreziku i deformimit statistikor të regjistrimit të popullsisë në bashkitë Himarë dhe Dropull vjen kryesisht nga emigrantët që mund të vijnë vetëm sa për të regjistruar familjarët e tyre si banues këtu, ndërkohë që janë banues permanentë në Greqi (Censi kudo në botë ka për detyrë të regjistrojë vetëm banorët e një vendi, e jo banorët e vendeve të tjera – për emigrantët, mund të grumbullojë thjesht të dhëna plotësuese). Rreziku i ardhjes së emigrantëve nga Greqia me autobuzë u demonstrua më 14 maj të këtij viti, kur në Bashkinë Himarë votuan rreth 2 mijë zgjedhës më shumë se sa gjatë pandemisë (kur kufiri ishte i mbyllur), ndërsa në Bashkinë Konispol, rreth 300 më shumë.

Një rrezik tjetër për deformimin statistikor të regjistrimit të popullsisë në bashkitë Himarë dhe Dropull vjen nga praktika e anketueseve të Censit për të pyetur gjitonët rreth familjeve ku nuk përgjigjet askush kur trokasin. Gjitonët mund të japin të dhëna për pjesëtarët e familjes përbri, pavarësisht se ajo ka vite që banon në Greqi…

Dhe një rrezik i tretë vjen prej anketueseve të Himarrës e Konispolit, që i dinë historikisht origjinat etnike të familjeve, dhe për t’i rënë shkurt, regjistrojnë si banues këtu edhe pjesëtarë që kanë emigruar me kohë në Greqi.

Duke u kthyer te shifrat 6 mijë dhe 4.2 mijë të pjesëmarrësve në zgjedhjet e 25 prillit (kur kufijtë ishin të mbyllur prej pandemisë dhe zgjedhësit nuk mund të vinin me autobuza nga Greqia), mund të thuhet se ato shërbejnë si një letër lakmusi statistikor i Himarës e Konispolit, për të kuptuar nëse ka pasur ndonjë rritje artificiale të numrit të banorëve të rritur (18 vjeç e sipër) gjatë zhvillimit të Censit. Në dy vjetët e fundit, vërtet që disa votues të prillit 2021 mund të kenë vdekur në këto dy bashki të vogla, por të rinjtë që i zëvendësojnë ata mund të kenë marrë rrugën e emigracionit ndërkohë…

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 12/10/2023 09:27

    Shish të zgjohet nga gjumi, nga kan ardh kta njerez kush i pruni, si ka mundesi kaq shum, situata është shumë alarmante. Ndoshta Rama e di, e nuk vepron, por duhwt të denoncoje në SPAK, se ndoshta qeveria është në gjumë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja

Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja