Treguesi që përdoret gjerësisht për matjen e barrës së borxhit publik në ekonominë e një vendi është raporti i borxhit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Është një tregues që përmendet shpesh në literaturën ekonomike e në media, dhe që kuptohet lehtësisht nga publiku në përgjithësi.
Në fund të vitit 2023, ky tregues i borxhit publik në Shqipëri zbriti në nivelin 59.8% të PBB-së (sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave).
Sidoqoftë, në literaturën e finacave publike përdoret edhe një tregues tjetër më domethënës financiarisht – raporti i borxhit publik ndaj të ardhurave vjetore të buxhetit. Rezultati i këtij pjestimi na tregon se sa vite duhen për ta shlyer plotësisht borxhin publik, nëse të gjitha të ardhurat buxhetore përdoren VETËM për këtë qëllim (e jo për qëllime të tjera normale, si pagat, pensionet, invetimet etj.).
Me fjalë të tjera, ky tregues shërben për të matur aftësinë maksimale për shlyerjen e borxhit publik të një vendi.
Aktualisht ky tregues është në nivelin 2.1 për Shqipërinë. Që ndryshe do të thotë se na duhen 2.1 vjet për ta shlyer plotësisht borxhin publik, nëse të gjitha të ardhurat buxhetore përdoren VETËM për këtë qëllim.
Ky tregues i yni është më i larti ndër vendet e Ballkanit Jugperëndimor (shihni grafikun më poshtë). Gjë që tregon se në rajonin tonë, Shqipëria ka aftësinë më të vogël për shlyerjen e borxhit publik. Kurse Bosnja, Kosova dhe Maqedonia kanë aftësinë më të madhe për shlyerjen e borxhit të tyre publik.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3177
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: 87% këtu duan të bllokohen TikTok dhe Snapchat, ndërkohë Australia po i bllokon për adoleshentët
22 Nëntor, 12:40
-
'Repolitix'/ Zaloshnja dakord me mbylljen e TikTok dhe Snapchat: U krijua nga Kina për të krijuar kaos në perëndim! Sefa: Jam për vendosjen e filtrave
20 Nëntor, 21:50
-
Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit
20 Nëntor, 21:11
-
Eduard Zaloshnja: Rreth 800 mijë banorë të rritur me prejardhje nga familje ish-të persekutuara para një dekade, po sot?
20 Nëntor, 13:32
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm 40.6% të kënaqur me qeverinë, por vetëm 32.4% votojnë sot për PD-në
15 Nëntor, 14:40
-
Eduard Zaloshnja: Trump etj, nuk kanë gjasa të merren me Shqipërinë, të paktën deri në maj
11 Nëntor, 13:20
-
Sondazhi: 41.5% mendojnë se Rama do të përfitojë më shumë nga fitorja e Trump, 29.2% Berisha
10 Nëntor, 12:00
-
Eduard Zaloshnja: Trumpi ia kaloi Presidentit Biden në 6 shtete kyçe blu
8 Nëntor, 13:15
-
Eduard Zaloshnja: Votuesit pa arsim të lartë i dhanë fitoren Trumpit
6 Nëntor, 16:59
-
Zaloshnja: PD-ja dhe votat e emigrantëve, kur kërkon të vësh vetulla, mund të nxjerrësh sytë
4 Nëntor, 09:05
-
Eduard Zaloshnja: Për herë të parë, Arizona bëhet blu për Kamalën
1 Nëntor, 08:33
-
Eduard Zaloshnja: Më pak votues për PS-në në Qarkun Tiranë, por edhe më pak për PD-në…
31 Tetor, 16:07