Zaloshnja: Beteja për 20-përqindëshin grek – nga libri në terren

Zaloshnja: Beteja për 20-përqindëshin grek – nga libri në terren

Prof-ass Ardit Bido ka publikuar së fundmi një studim shkencor të tij rreth bashkive Himarë e Konispol, ku, duke analizuar thellësisht çështje të identitetit historik të banorëve të tyre dhe të krahinave përrreth, ka arritur në përfundimin se në 23 fshatrat që përbëjnë Bashkinë Himarë, maksimumi i vetëdeklarimit të vërtetë të etnisë greke mund të arrijë deri në 11.5%. Ndërsa në 3 ish-komunat që përbëjnë sot Bashkinë Konispol, Bido arrin deri në maksimumin e 13% të vetëdeklarimit të vërtetë të etnisë greke.

Përqindjet e mësipërme reflektojnë identitetin fluid – identitetin që ka ndryshuar në shekuj e dekada – se po t’i referohemi identitetit origjinar, thekson Bido, jo më shumë se 3.5% janë vërtet grekë në këto dy bashki rurale të vogla.

Pas prezantimit publik në Tiranë të studimit të tij, Prof-ass Bido zhvilloi një tur prezantimi në Delvinë, Sarandë, Konispol, Himarë dhe Vlorë, ku shpjegoi se studimi trajton fluiditetin e identitetit etnik në tri fshatra të Himarës dhe në popullsinë kuçovllehe të Konispolit, si dhe implikimet politike që tentohen të krijohen artificialisht përmes censusit të këtij viti. Në takimet e tij ai theksoi se ka një përpjekje për të shtuar artificialisht numrin e popullsisë me vetidentifikim grek, duke cënuar realitetet që shqiptarët dhe grekët e zonës i njohin mirë, ndërkohë që jetojnë në paqe të plotë.

“Përmes këtij studimi tentoj të pasqyroj në radhë të parë pse ne kemi vetëm tre fshatra greqishtfolës të  Bashkisë Himarë (Himarë fshat, Dhërmi dhe Palasë), dhe pse kemi fise që identifikohen si ‘greke’ apo ‘shqiptare’ historikisht në këto fshatra. Ky është ‘fluiditeti i identitetit’, një koncept shkencor që ne në Ballkan, mes nacionalizmave tona, e harrojmë. Por që është një koncept shkencor i rëndësishëm, i trajtuar kudo në botë. Dhe po ashtu, ndër ata vllehë të Konispolit, të cilët kanë vajtur pas 1945-s, që janë kuçovllehë me origjinë nga Pindi, disa vetidentifikohen si shqiptarë, disa vetidentifikohen si grekë, e disa si vllehë.”, u shpreh Bido.

Ballafaqimi që Bido u bëri gjetjeve të studimit të tij rigoroz në audiencat shumëngjyrëshe në terrenin ku po zhvillohet aktualisht beteja e “20-përqindëshit” është një halë në sy për qarqet ekstremiste politike të atyre zonave, që po ushtrojnë trysni publike për të shpallur bashkitë Himarë dhe Konispol si bashki minoritare greke – ku të paktën 20% e banorëve, sipas tyre, janë grekë.

Por murit të shkencës është e kotë t’i biesh me kokë!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vllahu nga Prindi.: 03/11/2023 10:52

    Cili është identiteti "shkencor i vllehëve të ardhur, siç i quani ju, nga krahinat e Pindit të Greqisë?

    Përgjigju
    • Armir Begaj: 03/11/2023 15:16

      O plako vellehët nuk jane grek por rumun zakonisht si popull thuhet se kan preaedhje nga fiset ilire

  • Obobobobo: 02/11/2023 09:51

    Skan len grek pa ber,,madje edhe shpendet&kafshet grek do behen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’