Zaloshnja: Dilema afatgjatë e PD

Zaloshnja: Dilema afatgjatë e PD

Nga një projeksion që i bëra votave, bazuar në një sondazh që zhvillova ditët e para të korrikut, rezultonte që, nëse zhvillohen zgjedhje parlamentare sot, PS-ja dhe satelitët e saj tradicionalë (PSD+PDS+etj.) marrin gjithsej rreth 760 mijë vota, ose 22% të votave të 3.55 milionë zgjedhësve në lista.

Ndërkohë, PD-ja dhe satelitët e saj tradicionalë (PR+PDIU+LZHK+PDK+PBDNJ+etj.) marrin gjithsej rreth 635 mijë vota, ose 18% të votave të zgjedhësve në lista dhe LSI-ja merr rreth 85 mijë vota, ose 2% të votave të zgjedhësve në lista.

Dhe problemi elektoral afatgjatë i PD-së është se PS-ja dhe satelitët e saj, gjatë dekadës së fundit, janë luhatur në intervalin e ngushtë 22%-24% (shihni grafikun shoqërues. Pra, si kur kanë qenë në opozitë edhe në pushtet, pesha e tyre elektorale ka qenë pothuajse konstante. 

Ndërsa PD-ja dhe satelitët e saj kanë patur një kurbë rënëse. Në vitin 2009, pesha e tyre elektorale ishte 25% (jo të gjitha ishin në koalicion me PD-në atëherë, si p.sh. LZHK, PDK e PBDNJ, por janë tani). Parvjet zbriti në 16% e tani ka arritur 18%.

Po a do t’i shërbente PD-së një koalicion paraelektoral me LSI-në për kaluar murin elektoral të PS-së dhe sateliteve të saj?

Siç duket qartë në grafik, votat e LSI-së kanë patur një mardhënie të tipit enë komunikuese me ato të PD-së. Kur LSI-ja ngrihet, PD-ja ulet dhe anasjelltas. Shumë pak vota duket të kenë kaluar nga PD-ja tek PS-ja dhe anasjelltas, sepse pesha elektorale e PS-së dhe satelitëve të saj ka mbetur pothuajse konstante në dekadën e fundit.

Me pak fjalë PD-ja duhet ta ndajë mendjen nëse do të rithithë votat, si dikur në vitin 2009, dhe të bëjë koalicion paselektoral me LSI-në (në qoftë se i nevojitet), ose të bëjë koalicion paraelektoral me të, me vetëdijen se një pjesë të votave do t’i ndajë me të sipas parimit të enëve komunikuese…

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim