Zaloshnja: Historiku elektoral dhe faktori ‘Luiz’ në Shkodër

Zaloshnja: Historiku elektoral dhe faktori ‘Luiz’ në Shkodër

Luiz Ejlli

Vjet më 6 mars, u zhvilluan zgjedhje jashtë rradhe në Bashkinë Shkodër, por pjesëmarrësit ishin të paktë – vetëm 47 mijë shkodranë votuan, krahasuar me 69 mijë që kishin marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit, apo 69 mijë që morën pjesë në zgjedhjet lokale të 2015-ës. Më 14 maj duket se do të kemi përsëri pjesëmarrje të lartë në Shkodër dhe një skenar goxha të ndërlikuar.

Nga njëra anë kandidon Bardh Spahia, të cilin e mbështet “Bashkimi për Fitore” i Berishës e i Metës, dhe nga ana tjetër kandidon Benet Beci, të cilin e mbështesin degët lokale të PS, të PSD, dhe të ish-LSI (PD-ja e Alibeajt garon vetëm për këshilltarë bashkiakë në Shkodër).

Meqë votimi i 6 marsit të vjetshëm ishte i cungët (vetëm 47 mijë shkodranë votuan), dy votimet e mëparshme (ku votuan 69 mijë shkodranë) mund të na shërbejnë si njëfarë udhërrëfyesi i përafërt për mënyrën sesi mund të ndahen votat më 14 maj të këtij viti.

Në dekadën e fundit, PSD dhe LSI kanë marrë në territorin aktual të Bashkisë Shkodër mesatarisht 14% dhe 12% të votave. Ndërsa PS ka marrë mesatarisht 25% të votave në territorin e kësaj bashkie (jo të qarkut).

Meqënëse degët lokale të PS, PSD dhe ish-LSI do të përkrahin Benet Becin, mund të bëhet shpejt e shpejt një mbledhje e thjeshtë aritmetikore: 25% socialistë + 14% socialdemokratë + 12% ish-lsistë = 51%.

Por në territorin shkodran, ndoshta nuk funksionon një aritmetikë kaq e thjeshtë…

Së pari, duhet që të gjithë shkodranët që kanë votuar më parë për PSD e LSI tu binden liderëve të tyre lokalë (të parët janë provuar edhe më parë, ndërsa të dytët do të provohen më 14 maj). Më tej, duhet që të gjithë socialistët shkodranë të votojnë për Benet Becin, i cili ka vetëm dy vjet që i përfaqëson ata në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe së fundmi (por jo më së pakti), është faktori “Luiz”!

Luiz Ejlli i Big Brother është bërë një personazh tejet popullor ndër shqiptarët, e në veçanti ndër shkodranët. Ai ka dhjetra mijra shkodranë ndjekës të tij në rrjetet sociale, të cilët ndjekin çdo postim të tij ose rreth tij. Deri më sot, Luizi nuk ka shprehur ndonjë preferencë të hapur politike, por gjatë rrëfimit mbrëmë në Big Brother deklaroi: “Benet Becit i jam mirënjohës gjithë jetën, më ndihmoi vetëm pse isha shkodran”.

Kuptohet që deklarimi i mësipërm ka të bëjë me vlerësimin personal të Luizit ndaj Becit. Ndaj mbetet të shihet nëse Luizi do ta përkrahë publikisht kandidaturën e Becit, kur të dalë nga Big Brother. Nëse kjo ndodh, Beci mund të fitojë pikë të velfshme sidomos tek shkodranët 18-34 vjeç (brezi i rrjeteve sociale dhe i Big Brother), shumica e të cilëve nuk e marrin zakonisht mundimin të votojnë…

Me pakë fjalë, gara në Shkodër do të jetë interesante më 14 maj!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tonini: 01/05/2023 15:14

    Me thane te drejten ja kemi dhane PD-se votat per 30 vjet po nuk e dinim se paskemi gabue rande. Kurre nuk mund te bahet Shkodra anti amerikane e anti europiane. Realisht Rama ka ba per Shkodren ma shume se Berisha per 3o vjet. Pse duhet ta njollosim emrin e Shkodres dhe te mos gezojme demokracine si qytetet e tjera te medha? Pse keshtu? Pat kandidue Dr. Prof. Namik Kopliku, Profesor i nderuar ne Universitetin e Tiranes, nfa familje e vjeter patriote shkodrane, te djathte te respektuar nga e ema, ja vodhen votet vetem qe te mos e venin ne krye te Bashkise se e propozoi PS, keshtu po perpiqen deri edhe intelektual te djathte te pengojne Z. Beci. Ça asht kjo pune keshtu? Pse te vuaj populli i Shkodres nga nji Jozefine Topalli qe pasi i ka rregullue3 tane interesat ekonomike te sajat, asht betua se kurre Bashkia nuk do te drejtohet nga socialiste, sa te jete gjalle Berisha.Ky asht krim, kjo nuk asht demokraci....

    Përgjigju
  • Mino: 01/05/2023 09:41

    Po ku ka burreri ky mashtrues ordiner!

    Përgjigju
  • Populli: 30/04/2023 19:56

    Luizi ja ka shprehur Kiarës vlerësimin për Benet Becin dhe i tha,që nuk duhet parë ngjyra e partisë,por projektet që ai ka dhe Beneti tha Luizi ka projekte fantastike për zhvillimin e Shkodrës.Kështu që parashikimi i Zaloshnjës është i drejtë.

    Përgjigju
    • Lëpirësi: 01/05/2023 09:10

      Po, Zaloshnja ka të drejtë. Luizi e ka shprehur dashurinë për Becin, po Edhe Beci i ka ndihmuar të gjithë shqiptarët ashtu si ndihmoj Luizin, mos e harroni këtë.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë