Zaloshnja: Kukësi ra, Hasi mbahet…
Foto nga votimet në Kukës
Qysh kur u pagëzua me emrin PS e deri dje, kjo parti nuk e kishte arritur kuotën 50% në territorin e bashkisë Kukës në gara të mirëfillta elektorale, parlamentare apo lokale. Madje deri para dy vjetësh, PS-ja nuk e kishte arritur as kuotën 40% - në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, ajo mori vetëm 37.8% të votave në territorin e Bashkisë Kukës (shihni grafikun 1).
Më 14 maj të këtij viti, kandidati Gjici i PS-së (që doli i pari në garën kryebashkiake) iu afrua shumë kuotës 50%, por nuk e kapi dot atë vetëm për 0.3%, ngaqë i dyti dhe i treti morën më shumë se gjysmën e votave.
Më së fundi, dje kandidati Halilaj i PS-së arriti ta kalojë kufirin 50%. Madje ai kaloi edhe kufirin 60%, duke siguruar postin e kryebashkiakut me 63.7% të votave të vlefshme. Kjo përqindje e lartë e djeshme e kandidatit socialist mund të shpjegohet statistikisht me rritjen e numrit të votave për të, krahasuar me të 14 majit (pothuaj 1400 vota më shumë se të Gjicit mori Halilaj – shihni grafikun 2), dhe nga ana tjetër mund të shjegohet edhe me mospjesëmarjen e votuesve të Bashkimit për Fitore (plot 2160 kuksianë më pak votuan dje për kandidatin e BF, krahasuar me 14 majin).
Ndër tre këshjellat e djathta verilindore ku PS nuk kishte arritur dot në 32 vjet të kalonte kuotën 50%, Tropoja ra më 14 maj – Byberi i PS-së mori 51.2% të votave. Kukësi ra dje, ku Halilaj mori 63.7% të votave. Mbahet ende Hasi, ku Mulaj i PS-së mori më 14 maj vetëm 44.1% to votave, dhe ku votuan vetëm 7900 zgjedhës.


M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i gjen shqiptarët 111- vjetori i shpalljes së pavarësisë?
-
Të bashkuar
40.3%
-
Të ndarë
49.3%
-
Nuk kam mendim
10.5%
Vota total: 1356
Lajme të tjera
-
'DailyMail' shkrim për Kukësin: Adoleshentët zotohen se do ikin në Britaninë e Madhe se s’ka punë
27 Nëntor, 13:22
-
Elektricistët në Shishtavec sfidojnë të ftohtin, në krye të detyrës për të riparuar dëmet nga moti i keq
27 Nëntor, 11:38
-
Situata nga bora në Kukës, borëpastrueset në terren për pastrimin e rrugëve
27 Nëntor, 11:18
-
Kukës/ Shumë fshatra pa energji elektrike, rrugët e kalueshme vetëm me zinxhirë
26 Nëntor, 09:32
-
Reshje dëbore e ngrica! Bllokohet një orë në mbrëmje bypassi në rrugën e Arbrit! Lëvizja e mjeteve me zinxhirë! Fshatra pa energji në disa qarqe
26 Nëntor, 08:48
-
Reshjet e dëborës, qarkullimi në Rrugën e Kombit pa probleme
25 Nëntor, 20:38
-
Moti i keq, disa fshatra në Kukës dhe Tropojë pa drita! Vijojnë reshjet e borës, rrugët të kalueshme me zinxhirë
25 Nëntor, 19:07
-
Policia: Në akset Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë-Klos e Peshkopi-Kukës, kalimi vetëm me zinxhirë
25 Nëntor, 14:56
-
SPAK çon në gjyq dosjen e Safet Gjicit: Pasi përfitoi favore seksuale i premtoi Alma K ta ndihmojë me projektin e mbrojtjes së qenve në këshillin bashkiak
25 Nëntor, 12:40
-
Reshjet e borës përfshijnë Qarkun e Kukësit, vështirësi në qarkullim në Rrugën e Kombit
25 Nëntor, 09:45
-
Kukës/ Trashësia e borës shkon në 20 centimetër, ndërpritet energjia elektrike në disa fshatra
25 Nëntor, 09:03
-
Eduard Zaloshnja: 4 ndër 24. Shumë pak…
23 Nëntor, 13:22