Zaloshnja: Opozitës po i ikin në emigracion votues potencialë

Zaloshnja: Opozitës po i ikin në emigracion votues potencialë

Foto ilustruese

Në listat e zgjedhësve vjet në prill ishin rreth 3 milionë e 600 mijë shtetas 18 vjeç e sipër. Nga këta, rreth 1 milion e 500 mijë ishin në emigracion. (Kështu rezulton nga ndërthurja e të dhënave të INSTAT-it, Bankës Botërore dhe Barometrit Ballkanik, të financuar nga NED-i amerikan.)

Nga rreth 2 milionë e 100 mijë zgjedhës që nuk ishin vjet në emigracion (pra ishin në atdhe), 1 milion e 660 mijë morrën pjesë në zgjedhjet parlamentare të prillit të vjetshëm – 46.3% e zgjedhësve në lista ose rreth 80% e zgjedhësve që ishin në atdhe.

Nga 1 milion e 660 mijë zgjedhës që votuan vjet, rreth 60 mijë kanë ikur në botën tjetër ose drejt emigracionit – po t’i mbetemi besnikë koeficientëve zyrtarë të vdekshmërisë dhe emigracionit (që publikon periodikisht INSTAT-i). Por po të faktorizohen edhe raportimet e huaja rreth emigracionit shqiptar, firoja mund të jetë deri në 160 mijë…

Nga raportimet e mediave vendasve e të huaja duket se emigracioni ka marrë përmasa të mëdha kryesisht në zonat mbi Lumin e Tiranës e deri sipër në Has e Tropojë. Ndërkohë që nuk ka sesi të dihet se çfarë orientimi politik kanë zgjedhësit që emigrojnë nga ato zona, dihet se partitë opozitare i patën rezultatet më të mira pikërisht atje vjet në prill.

Kështu, në territorin e Bashkisë Kamëz (nga Babrruja deri në lumin e Tapizës), partitë opozitare morën së bashku 58% të votave. Në territorin e Bashkisë Krujë, morën 50.3% të votave. Në territorin e Bashkisë Kurbin, morën 68.7 të votave. Në territorin e Bashkisë Lezhë, morën 57% të votave. Në territorin e Bashkisë Mirditë, morën 60.7% të votave. Në territorin e Bashkisë Bulqizë, morën 54% të votave. Në territorin e Bashkisë Klos morën 53% të votave. Në territorin e Bashkisë Dibër, morën 58.6% të votave. Në territorin e Bashkisë Shkodër, morën 61.2% të votave. Në territorin e Bashkisë Malsi e Madhe, morën 50.2% të votave. Në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, morën 53.6% të votave. Në territorin e Bashkisë Kukës, morën 61.7% të votave. Në territorin e Bashkisë Has morën 64.2% të votave. Dhe në territorin e Bashkisë Tropojë, morën plot 2/3 e votave.

Në qoftë se eksodi nga këto territore drejt Europës e Britanisë do të vazhdojë, epërsia elektorale që partitë opozitare kanë patur në to do të tkurret…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja