Për analistin e njohur Eduard Zalonshnja, fitoren e kandidatit socialist Edison Memolla në Rrogozhinë në zgjedhjet e 23 korrikut është falë angazhimit të Erion Velisë. Ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit, ku Veliaj ishte në fushatë në të gjithë qarkun, në zgjedhjet e të dielës Veliaj dhe gjithë stafi i tij, politikanët e aktivistët lokalë u përqëndruan vetëm në këtë bashki të vogël dhe efekti u pa.
“Më 14 maj gara pothuajse përfundoi barazim. U bënë sebep votat në burgun e Rrogozhinës që të përsëriteshin ndërsa tani epërsia e kandidatit socialiste ishte mbi 1700 vota. Efekti i fushatës dhe përqëndrimit të Veliajt në Rrogozhinë është e qartë. Veliaj çdo ditë bënte 2 takime elektorale. Pati një rritje të pjesëmarrjes që unë si analist elektoral e quaj të jashtëzakonshme" argumenton Zaloshnja
Si analist elektoral nënvizon se pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ishte më e lartë ndonjëherë në Rrogozhinë që nga zgjedhjet e 1992.
Në 5 njësitë e Rrogozhinës është numri më i madh i pjesëmarrëve që nga 1992 që kanë qenë zgjedhje rekord për numrin e pjesëmarrësve. Kur temperatura ishte 40 gradë në Rrogozhinë pati 1300 pjesëmarrës më shumë sesa në zgjedhjet e 14 majit apo në zgjedhjet parlamentare të prillit kur moti ishte më i freskët. Nuk di të ketë pasur një rritje të pjesëmarrjes kaq të madhe. Ndërsa kandidati opozitar mori aq vota sa kishte marrë në 14 maj”
“Nëse Rama e çon vendin në zgjedhjet e parakohshme, kush fiton?
Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV për gazetarin Nertil Agalliu, analisti i shifrave elektorale bëri dhe një prognozë.
"Nëse në shtator mbahen zgjedhje të parakoshme Rama mund të marrë 84 mandate, (PS + PSD) Në këtë situatë që është, duke gjykuar nga zgjedhjet e 14 majit dhe parë rezultatin e Rrogozhinës që tregon se jo vetëm që nuk ka rënë mbështetja e socialistëve por përkundrazi është rritur"
E ndërsa Rama ka thirrur mbledhjen e Asamblesë Kombëtare për Zaloshnjën nuk është habi që kryeministri të njoftojë dhe ndryshimet në qeveri.
"Edi Rama ka një pushtet tejet absolut në PS. Sipas konjukturave edhe performancës ka shumë më tepër të dhëna se cdo njeri tjetër për punën që bëjnë ministrat e tij. Është mëse normale të heqë e vërë kë të dojë. Kemi pasur raste kur një ministër është emëruar ministër dhe e ka mësuar përmes rrjeteve sociale. Nuk shoh ndonjë surprizë."
O Zaloshnja kujdes me sufllaqet se eshte edhe vape do helmohesh
PërgjigjuNuk ka SHQIPERI qe diellin ja ka zene Noli, Zogu, Enver, Saliu, Fatosi, Edi, Iliri se disa nga keta jane sistemuar ne Tufine e Sharre dhe veshtire ti dallosh ne token ku jane varrosur. Shqiperia si vend i vogel dy pika helm i duhet te helmohet e gjitha, nese Alkapone i dha impuls amerikes se madhe me kriminalitetin e tij, kjo kishte fuqine ta nderpriste se ishte e madhe. Por veshtire qe miljonat e marra nga Ahmetet, Harasanet, Zotot etj te zevendesohen me bujtinat e Thethit ose byrekun ne Boboshtice. Zgjedhjet dhe protestat jane ngjarje ose artikuj qe ju punesojne dhe ju sigurojne ushqimin mbi toke oer politikan, opinionist, gazetar, fundi eshte i njejte bashke me te " Shumtit ".
PërgjigjuPo cfare thua o idjot me master. Po nga u rrit kjo mbeshtetje, po cfare jane keto cinizma qe beni o te paudhe. Pu pu pu cfare gallate, rama po i ritet mbeshtetja me nga 120% cdo vit. Ju vazhdoni enderoni vitin 1944 e ne vazhdim. Ore mos beni sikur jetoni ne honolulu dhe jepni konsiderata per shqiperine, se jeni kthyher ne lolo me pinok. Prisni tani se po del dhe avokat ngjela se ai i ka me FBI e CIA bemat e tij, edhe ja hodhet edhe gushtit e rehatuat popullin.
PërgjigjuKy vend do bej prokopi kur te ikin Berisha , Meta dhe Rama ndryshe me keq se jemi do katandisemi
Përgjigju