Zaloshnja: Që sot Basha sulmon gazetarët (Po sikur të vij në pushtet…)

Zaloshnja: Që sot Basha sulmon gazetarët (Po sikur të vij në pushtet…)

Qysh prej vitit 1990, kam qenë partizan konseguent i rrotacionit politik. Atëherë, kontribuova me sa pata mundësi (me artikuj tek RD-ja dhe me aktivitet politik), që PD-ja të vinte në pushtet, për të zëvendësuar PPSH-në e mykur.

Më pas, në vitin 1997, kontribuova me sa pata mundësi (kryesisht me artikuj nga SHBA-ja), që PS-ja të vinte në pushtet, për të zëvendësuar PD-në e dështuar në vorbullën e skemave piramidale.

Në vitin 2005, kontribuova me sa pata mundësi (me artikuj nga SHBA dhe me lobim në Uashington), që PD-ja të rikthehej në pushtet, për të zëvendësuar PS-në e korruptuar të Nanos.

Në vitin 2013, kontribuova me sa pata mundësi (me artikuj dhe analiza në debatet televizive) që PS-ja të rikthehej në pushtet, për të zëvendësuar PD-në zullmqare të Berishës.

Kur Lulzim Basha u fut në garën për kryetar të PD-së, e përkraha publikisht kandidaturën e tij, duke argumentuar se kishte qenë deri atëherë kandidati më i suksessshëm elektoralisht i PD-së, dhe se kishte premisa për ta rikthyer atë në pushtet. Pas asaj përkrahje publike (që atij i erdhi e papritur), Basha më telefonoi dhe më kërkoi të takoheshim. Dhe për herë të parë pata rastin ta takoj.

Në atë takim i ofrova çdo ndihmë (brenda mundësive të mia modeste), duke ia bërë të qartë se jam një partizan konseguent i rrotacionit politik, pavarsisht se kush është në pushtet. Dhe jo rrallë më ka kërkuar mendim si ekspert i sondazheve, madje kam kryer edhe sondazhe private për të. (Në ndonjë rast, kur i ka volitur, i ka cituar publikisht sondazhet e mia, pa deklaruar autorin).

Por kur botova një sondazh mbi Teatrin Kombëtar, që e zhvillova për revistën Follow Business Albania, Bashës nuk i pëlqeu rezultati (doli 50% me 50%). Dhe të nesërmen më turri një gazetar anonim të RD-së, i cili më akuzoi se po përdoresha si ish-spiun i Sigurimit të Shtetit.

Kur ia dërgova Berishës atë shkrim të RD-së, më shkroi se kishin bërë shumë gabim ata që e kishin bërë këtë akuzë të rreme (ai e di mirë se kush ka qenë e kush nuk ka qenë spiun i Sigurimit). Por dëmi ishte shkaktuar dhe u detyrova të marr e të botoj një vërtetim nga Komisioni i Dosjeve, që as nuk kisha bashkëpunuar dhe as kisha qenë i survejuar apo i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit (shihni bashkëngjitur vërtetimin).

Ky incident më kujtoi një çast të tensionuar që kam patur me Edi Ramën në vitin 2009, kur ai ishte kryetari i opozitës.

Para zgjedhjeve parlamentare të atij viti, deklarova në emisionin e Sokol Ballës se, bazuar në sondazhin tim, më rezultonte që as Berisha dhe as Rama nuk do të merrnin mjaftueshëm mandate për krijimin e qeverisë. Rama më telefonoi pas emisionit dhe debatoi ashpër me mua rreth saktësisë së parashikimit tim. Por ama nuk më turri të nesërmen ndonjë gazetar të Zërit të Popullit, për të më akuzuar kot se po përdoresha si një njeri me dosje.

Këto dy incidente me Bashën dhe me Ramën (dhe krahasimi përkatës) mu kujtuan tani që ka dalë në dritë një memo e Bashës, në të cilën sulmon gazetarë si Alfred Lela, Sokol Balla, Skënder Minxhozi dhe Mero Baze, madje edhe një emision të tërë, si Real Story (ku bëj pjesë edhe unë).

Dhe vetvetiu më lind pyetja: Pa patur pushtet, Basha sulmon gazetarët; po sikur të vijë ndonjëherë në pushtet, çdo të bëjë ky njeri kundër tyre?

Kërkesa  për informim të individëve, ku Eduard Zaloshnja nuk është pjesë e SHISH

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Thanasi: 04/09/2019 08:13

    Do ju rjepi te gjalle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim