Zaloshnja: Sa nga 360 mijë banorët e rritur të 6 bashkive do të votojnë?

Zaloshnja: Sa nga 360 mijë banorët e rritur të 6 bashkive do të votojnë?

Foto ilustruese

Ministria e Brendshme ka publikuar sot listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për 6 njësi të qeverisjes vendore që do të mbahen në datën 6 mars 2022. Pothuaj 655 mijë shtetas të rritur (18 vjeç e sipër) do të kenë të drejtën e votimit më 6 mars. Por vetëm 55% e tyre (ose 360 mijë) banojnë aktualisht në Shqipëri (bazuar në ekstrapolimin e të dhënave më të fundit të INSTAT-it). Dhe mendja ta do se vetëm fare pak nga ata që janë në emigracion do të vijnë të votojnë më 6 mars.

Në 25 prillin e vjetshëm, vetëm 277 mijë banorë të rritur të 6 bashkive morrën pjesë në zgjedhje (42% e zgjedhësve në lista ose 77% e zgjedhësve me banim këtu). Në zgjedhjet lokale gjithmonë kanë marrë pjesë në zgjedhje më pak votues se sa në zgjedhjet paraardhëse parlamentare të 30 vjetëve të fundit. (Përjashtim bëjnë zgjedhjet për kryebashkiakun e Tiranës më 2011, ku votuan 250 mijë tiranas – aq sa kishin votuar në zgjedhjet parlamentare të 2009 në territorin e atëhershëm të bashkisë).

Nga një sondazh i fundit privat që zhvillova në 6 bashkitë së bashku, më rezultoi se janë gati të votojnë qysh sot vetëm 236 mijë banorë të rritur të 6 bashkive të 6 marsit (36% e zgjedhësve në lista ose 66% e zgjedhësve me banim këtu). Votuesit demokratë janë më të prirur të votojnë qysh sot për kandidatët e Bashës apo Berishës (siç duket të galvanizuar nga përplasjet e brendshme disa mujore mes të dyve). Ndërsa “populli” socialist duket se ende s’i ka ndezur plotësisht motorët elektoralë …

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim