Zaloshnja: Tkurrja elektorale e opozitës: Nga Basha-Kryemadhi, tek Berisha-Meta
Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha
Në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, opozita kishte dy liderë të shpallur publikisht: Bashën dhe Kryemadhin. Partitë e udhëhequra prej tyre morën gjithsej 730 mijë vota të vlefshme, por duke llogaritur edhe fletëvotimet e plotësuara gabim (fletët e votimit ishin si fjalëkryq gazetash), votat për këto dy parti mund të kenë qenë afër 800 mijëshit.
Nga ana tjetër, edhe për PS-në e Ramës mund të kenë votuar 800 mijë zgjedhës në prill 2021, duke përfshirë edhe ata votues që mund t’i kenë plotësuar disa mijëra fleta votimi gabim. Sidoqoftë, si rrjedhojë e sistemit aktual elektoral, PS-ja siguroi 74 mandate parlamentare (nga 70 që i takonin sipas votës popullore kombëtare).
Vijmë tani tek një sondazh që zhvillova në 24 orët e fundit.
Vetëm 665 mijë banorë të rritur të Shqipërisë (me ekstrapolim të përafërt) rezultojnë se duan që Berisha të jetë kryeministër, megjithë përkrahjen pa rezerva të partisë së Metës dhe të shumë mediave antiqeveritare. (Kujtesë: Pothuaj 800 mijë zgjedhës votuan në prill 2021 për dy partitë kryesore opozitare.)
Nga ana tjetër, rreth 800 mijë banorë të rritur të Shqipërisë (me ekstrapolim të përafërt) rezultojnë se duan që Rama të jetë kryeministër. (Kujtesë: Për PS-në e Ramës mund të kenë votuar rreth 800 mijë zgjedhës në prill 2021, duke përfshirë edhe ata votues që mund t’i kenë plotësuar disa mijëra fleta votimi gabim).
Me pakë fjalë, opozita e sotme (Berisha-Meta) ka një deficit prej rreth 130 mijë votash, krahasuar me opozitën e djeshme (Basha-Kryemadhi), dhe deficit po prej 130 mijë votash, krahasuar me kryeministrin e sotëm (Ramën)…
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Strategu' LaCivita dhe gënjeshtrat opozitare për Yuri Kim
18 Shkurt, 19:27
-
Zgjedhjet/ Ish-anëtari i Kryesisë së PD i bashkohet Lulzim Bashës, Koduzi deklaron se do të kandidojë me 'Euroatlantikët' në Tiranë
18 Shkurt, 18:58
-
Primaret/ Elezi: Sherrnajë brenda PD, me listat e Mulit dhe Albanës! Bardhi manipulues dhe servil i diskredituar! Bala: Si Kënga Magjike, fituesin e zgjedh kryetari
18 Shkurt, 18:41
-
Tabaku: Shteti është pengesa më e madhe për biznesin, ne propozojmë një ekonomi të lirë dhe të drejtë
18 Shkurt, 17:52
-
PD denoncon: Balluku shpërbleu kryeprokurorin që arrestoi Belerin! Kunati i Zarkës u emërua drejtor i KESH 24 orë pas arrestimit nga SPAK
18 Shkurt, 17:17
-
Basha: Klasa e vjetër politike bën sikur qan hallet e diasporës, por janë shkaktarët e migracionit masiv! Vota juaj më 11 maj, e rëndësishme
18 Shkurt, 16:05
-
Primaret në PD, deputeti Helidon Bushati heq dorë nga gara: Është koha për reflektim, akt përgjegjësie politike dhe morale! Ikën edhe Indrit Hoxha, anëtari i Kryesisë
18 Shkurt, 15:56
-
‘Do e shkrij!‘ Sali Berisha nuk tërhiqet: SPAK prokurori politike! Rama e quan buf kënete, kryetari i PD-së ia kthen: Je zogu sqep-këpucë, ha zogjtë e tu
18 Shkurt, 14:06
-
Mbyllet afati i dorëzimit të kandidaturave për 'primaret' në PD, regjistrohen 300 emra, nis shqyrtimi i dokumentacionit
18 Shkurt, 13:50
-
Propozimi i PD që të votojnë edhe emigrantët me ID të huaj, Kume: Kërkesa nuk është bërë në kohën e duhur, tani s’ka efekt
17 Shkurt, 18:04
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
Berisha nuk kursen sulmet: Dumani, 'ushtar i partisë'! Do përballet me ligjin për krime elektorale
17 Shkurt, 12:51