Zana Çela emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Çela ishte në garë me Josil Gjipalin, por ajo ka mundur të zgjidhet në krye të TKOB. Vendimi për emërimin e Çelës është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Kujtojmë se pas dorëheqjes të Ilir Kernit nga posti i drejtorit të TKOB, ministria e Kulturës hapi një konkurs për vendin vacant ku u paraqitën 6 kandidatura: Zana Çela, Agim Hushi, Josif Gjipali, Kleanthi Gjika, Ylber Gjini dhe Gëzim Xhaxhaj.
Çela ka qenë sërish në këtë post në vitet 2000-2003, kur kryeministri i tanishëm Edi Rama asokohe ishte Ministër i Kulturës.
Drejtoresha e re e TKOB ka themeluar dhe organizuar per disa vite me radhe festivalin ndërkombëtar operistik “Marie Kraja”. Ajo ka qenë edhe autore e producente e një sërë programesh televizive dhe artistike.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com