Zana Çela: Teatrin e Operas dhe
Baletit do ta bëj metropolitan

Zana Çela: Teatrin e Operas dhe<br />Baletit do ta bëj metropolitan
Drejtoresha e re e Teatrit të Operës dhe Baletit Zana Çela është prezantuar sot nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Artistët e pritën me duartrokitje hyrjen e saj në institucionin që do të drejtojë. 

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro theksoi se Zana Çela vjen në drejtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit pas një sezoni artistik të suksesshëm. Më tej ministrja e kulturës theksoi se Zana Çela ka një eksperiencë të vyer. 

"Teatri do të vazhdojë me një program të plotë  sepse është gjithë periudha që ne kemi menduar  në radhë të parë të mos prekim  programacionin  e vitit dhe në radhë të dytë  të mund të kryejmë  të gjitha fazat e parashikuara  nga ligji për të mbërritur  në fillimin e punimeve. Unë besoj se Zana Çela bën pjesë te njerëzit që  i bëjnë gjërat me dashuri  dhe kam kënaqësi që tu le  juve bashkë me drejtoreshën të filloni punën sot", u shpreh Kumbaro. 

Drejtoresha e re e teatrit të operës dhe baletit u shpreh para artistëve se i ka ndjekur gjatë gjithë kohës me emocion premierat e tyre, dhe bëri gjatë përshëndetjes edhe një falënderim për ish drejtorin e dorëhequr një muaj më parë Ilir Kernin që sipas saj “ka punuar me pasion.”

 "Një falënderim sigurisht është edhe për  drejtorin Ilir Kerni  i cili e ka drejtuar  me sukses së bashku   me të gjithë drejtorët e tjerë  të këtij institucioni, ka drejtuar me entuziazëm  edhe me shumë pasion", shprehet Çela. 

Do ta bëj teatrin e operës dhe baletit kozmopolitan, është shprehur Çela gjatë prezantimit të shkurtër të programit të saj, duke theksuar se ka hartuar edhe një strategji menaxheriale për teatrin e operës, që sipas saj, nuk mund të mjaftohet vetëm me buxhetin e shtetit. 

"Ekzistojnë metoda të vjetra  në gjithë sistemin teatror  dhe për këtë arsye  rekomandohet që të futen metoda  të reja të inovacionit  në të gjitha aspektet dhe në të gjitha drejtimet  e menaxhimit  artistik, organizativ  dhe financiar", u shpreh Drejtoresha e re e Teatrit të Operës dhe Baletit Zana Çela. 


3
4

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë