TIRANE- Kryetarja e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë Zana Xhuka është paraqitur sot në mesditë në Prokurorinë e Tiranës. Burime për A1report nga organi i akuzës thanë se Xhuka është interesuar për dy procese të cilat lidhen me të.
Po të njëjta burime bënë me dije se Xhuka, ka paraqitur me iniciativë disa dokumente në lidhje me kallëzimin për shpifje që Xhuka ka bërë ndaj një prej pjestarëve të stafit të saj.
Nga takimi me kreun e akuzës së kryeqytetit z.Petrit Fusha, Xhuka është interesuar dhe me kallëzimin që rëndon ndaj saj, ku 34 pjestarë të stafit të inspektoriatiti i janë drejtuar prokurorisë duke akuzuar atë për shkelje dhe shpërdorim detyre.
Stafi i ILDKP-s ka akuzuar disa herë Zana Xhukën publikisht për emërime të padrejta, abuzim me detyrën si dhe dhunë e terror psikologjik që ushtrohet ndaj tyre, këto akuza aktualisht janë në fazën e verifikimit nga Task Forcë e Prokurorisë së Tiranës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com