Zanafilla e vrasjes së Indrit Pepës në Mamurras/ Njohja që në fëmijëri me autorin, plagosja në berberhane dhe deportimi nga Gjermania

Zanafilla e vrasjes së Indrit Pepës në Mamurras/ Njohja që në fëmijëri me autorin, plagosja në berberhane dhe deportimi nga Gjermania

Indrit Pepa, i riu që u vra dje në Mamurras para derës së shtëpisë

Zbulohet zanafilla e konfliktit të Indrit Pepës që u ekzekutua me breshëri plumbash dje në orët e para të mëngjesit në Mamurras. Report Tv mëson se autori i vrasjes është Agron Markola, i shpallur në kërkim. Burimet bëjnë me dije se Pepa dhe Markola kanë qenë shok me njëri-tjetrin pasi njiheshin që në fëmijëri.

Konflikti dhe plagosja e para 6 viteve

Para 6 vitesh, në një lokal në Mamurras, viktima Indrit Pepa dhe Agron Markola kanë debatuar me njëri-tjetrin, ku Pepa i ka thënë Markolës:”Ne jemi rritur bashkë, kemi veshur rrobat e njëri-tjetrin. Unë kam në shtëpi fotot e tua”.

Por 3 ditë më pas, Agron Markola dhe Azis Markola kanë dalë dhe kanë rrahur Indrit Pepën me qytën e pistoletës, duke e lënë të riun në gjendje kome.

Pas një viti, Indrit Pepa ishte në një berberhane në qytetin e Mamurrasit, kur në këtë berberhane futet Azis Markola, një nga autorët e rrahjes. Indriti në atë kohë ka qenë 20 vjeç. Burimet bëjnë me dije se Pepa ka dalë nga berberhana dhe ka marrë një armë zjarri tip pushkë, për ta rrahur Azis Markolën.

Në momentin kur Pepa hyn për të sulmuar Markolën, disa qytetarë e kanë kapur nga dora dhe e kanë mbajtur. Në përpjekje për t’u përmbajtur, një plumb është shkrepur nga arma duke e plagosur Azis Markolën në të dyja këmbët.

Ngujimi

Që nga ajo ditë, familja e Indrit Pepës është ngujuar brenda 4 mureve nga frika e hakmarrjes. Disa herë familja ka tentuar të shuajë konfliktin me Azis Markolën, por nuk ia ka arritur.

Largimi i viktimës në Gjermani

3 vite më parë, viktima Indrit Pepa ka emigruar në Gjermani ku ka kërkuar edhe azil pasi në Shqipëri kishte deklaruar se ndihej i rrezikuar. Në Gjermani, ai ka lindur një vajzë e cila sot është 3 vjeçe.

Pas 1 vit e gjysëm qendrimi në Gjermani, Indrit Pepa është deportuar në Shqipëri, pasi sipas shtetit Gjerman, Shqipëria është një vend i sigurtë, dhe Pepës nuk i rrezikohet jeta.

Vrasja e djeshme

Një natë më parë, viktima Indrit Pepa ka qenë duke pirë në një lokal me disa miq të tij. Rreth orës 04 e mëngjesit ata kanë dalë nga lokali dhe Pepa ka përcjellë miqtë e tij nëpër banesat e tyre. Është kthyer në shtëpi pasi do i linte makinën vjehrrit, i cili duhet të nisej për në Shkodër.

Kur ka zbritur nga makina, 27-vjeçari Indrit pepa ka pikasur 2 persona dhe është larguar menjëherë, por sipas familjarëve, autorët i janë vënë pas dhe e kanë qëlluar disa herë.

Indrit Pepa, kishte marrë disa plumba në këmbë dhe ishte rrëzuar përtokë. Në momentin kur kanë rënë, familjarët thonë se autorët janë afruar dhe e kanë qëlluar sërish.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se banorët e lagjes i kanë parë autorët e vrasjes por kanë frikë të flasin.

Famijarët kërkojnë nga shteti që të vihet drejtësi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mamurrsi: 07/09/2018 11:30

    Nuk e kisha prit kurr ta lexosha ket lajm o shoku im pse mor shok ta moren jeten ne lule te rinis pse...nuk arrij ta imagjinoj mungesen tane shakat e tuja e buzqeshjen tane,tu thaft dora o Gon Markola e mos pafsh dit se e more ne qaf ne lule te rinis

    Përgjigju
  • llesh: 07/09/2018 10:46

    te ngrihen e ti djegin te gjall

    Përgjigju
  • Labi: 07/09/2018 10:19

    Po ca kerkoni na shteti drejtesi beheni vete drejtesi ikni ca kan keta baba femi nene i vrisni dhe ju Per nje plagosje ky i marka jeten .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën