Zanfina i kthehet stilit të saj

Zanfina i kthehet stilit të saj
Pas një sezoni të suksesshëm verorë këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili i është përveshur punës që para publikut të vijë me risi dhe e freskët.

Ndonëse ka kohë që ka filluar të punojë në projektin e saj të ri, këngëtarja për gazetën Tribuna ka bërë të ditur se tashmë është finalizuar çdo gjë rreth këtij projekti.

“Tani është gati gjithçka. Sa i përket punës sime është çdo gjë është e përfunduar. Po shpresoj që kënga do të dalë nesër mbrëma (e hënë) eventualisht të martën. Por sipas bashkëpunëtorëve të mi kënga pritet të lançohet nesër mbrëma”, ka thënë fillimisht këngëtarja, duke shpalosur për fansat e saj pak nga klipi që së shpejti do të jetë në duart e tyre.

“Është një këngë e stilit tim do të thosha. Është realizuar me Zap and Criss dhe besoj që ka dalë një këngë e bukur. Do të ketë edhe risi brenda tij, por këto detaje do t’i lëmë surprizë për publikun”, ka thënë për fund këngëtarja duke mos harruar të theksojë që publiku është ai që e jep notën wkryesore punës së saj

(J.H.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve