Zani Çaushi nuk dorëzohet, kërkon lirinë: Jam rehabilituar! Vitin e kaluar u refuzua nga gjykata

Zani Çaushi nuk dorëzohet, kërkon lirinë: Jam rehabilituar! Vitin e kaluar u refuzua nga gjykata

Zani Çaushi

Zani (Myrtez) Çaushi, ish kreu i bandës së 'Çoles' në vitin e mbrapsht 1997 në Vlorë nuk dorëzohet së kërkuari lirinë. Pas refuzimit të kërkesës së parë, Çaushi ka bërë një tjetër kërkesë për u  liruar nga burgu në Gjykatën e Korçës. Ai ka kërkuar liri me kusht ndërkohë që  seanca pritet të zhvillohet më 19 korrik 2022. Çaushi argumenton në kërkesën e tij se është rehabilituar, argumentim të cilin gjykata ia refuzoi një vit më parë.

vendimin e datës 9 prill 2021, Gjykata tha se ai nuk është rehabilituar ende dhe paraqet rrezik për shoqërinë nëse lirohet. I forti i '97 qëndron prej vitesh në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, ndërsa nga drejtësia shqiptare është dënuar me burgim të përjetshëm.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 14/07/2022 15:10

    CFAR I KA BER KY VLORES TE VDES ATY, SA SHUM VAJZA KA PERDHUNUAR ,SA SHUM BIZNESMEN KA MBAJT PENG ,PRONAREN E BIRRES NORGA E PERDHUNUAN I MORI DHE LEKET E RRAHEN DHE AJO PERFUNDOI ME SEMUNDJE TE KEQE NGA KY PLEHR AS MOS BENI GABIM TA LINI TE LUR PLEHREN.

    Përgjigju
  • Roni: 13/07/2022 04:09

    Aty t ekalbet. Deri ne 2050 duhet me e lënë ne burg, keshtu qe do i kujtohen me mirë jetët që i mori te tjereve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb