Zaptimi i plazheve/ Çuçi mbledh Task Forcën: Kampingjet në plazh duhen ndaluar kategorikisht

Zaptimi i plazheve/ Çuçi mbledh Task Forcën: Kampingjet në plazh duhen ndaluar kategorikisht

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka mbledhur ditën e sotme Task Forcën në Himarë për mbarëvajtjen e sezonit turistik në këtë bashki. Kjo mbledhje vjen pas aksioneve të njëpasnjëshme në kuadër të luftës kundër informalitetit, fokusi i së cilës ka qenë lirimi i hapësira të plazheve. Mësohet se Çuçi kërkoi kordinimin e mirë të institucioneve për lirimin e plazheve që janë zaptuar nga bizneset private, ndërkohë ka dalë në pah edhe një tjetër fenomen shumë shqetësues, siç është ai i muzikës shumë të lartë si dhe kampingjet, të cilat sipas Çuçit janë kategorikisht të ndaluara. 

“Të gjithë ata që kanë dalë nga leja. Nuk ka as paralajmërim fare. I merret leja dhe nuk i jepet më.  Ka filluar një fenomen i ri që nuk e kemi pasur më parë. Ngritja e kampingjeve në plazh. Është gjëja që në mënyrë kategorike duhet ndaluar. Për kampingje ka vende të caktuara sepse duhet të ketë disa kushte minimale. Edhe gjatë ditës duhet bërë një lloj disiplinimi se është ndotje e tmerrshme akustike. Ka norma edhe gjatë ditës se sa duhet të jetë zhurma. Reagimi ndaj telefonatave të qytetarëve duhet të jetë i padiskutueshëm”, u shpreh Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Bashkë me ministrin Çuçi në këtë takim ishte edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Ata koordinojnë Task Forcën për sezonin turistik në bashkitë Sarandë dhe Himarë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • prec zogaj: 07/08/2019 16:36

    E SHYQYR qe vute dore ne plazhe se nuk gjenim nje cm bosh per te vendosur cadrat,,,,se na e kishin zene maskarenjte,,..//

    Përgjigju
  • Jugu: 07/08/2019 14:38

    Bravoooo shteti bravo. Edhe 3 jave na ndajne ne fundi i sezonit veror. Dihet qe me daten 1 shtator jugu mbyllet. Tani u kujtuat ju per taskforcat? Apo ishin me leje deri tani duke bere vete plazh?

    Përgjigju
  • zzz: 07/08/2019 14:25

    O çyço merru me mire me fruta perimet e tregut qe jane jashte standarteve me pesticide

    Përgjigju
  • robi: 07/08/2019 11:08

    Ne durres tek Vollga eshte ngritur kampingu ne buze te detit prane pistes pa leje ,ku pernate pengohet dhe shetitja e qytetareve dhe turisteve dhe policia bashkiake Durres ben sehir dhe meret ma katunaret qe shesin 2 kile speca dhe nuk shohin gjithe kete cmenduri , ne vend qe te kishte cadra ne rere per pushuesit ka makina te parkuara ...

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 07/08/2019 10:42

    Kur thoni task force a do filloni menjehere ti ndaloni apo fjale boshe e retorike politike e dites ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë