Zaptimi i plazheve në Greqi, Gjykata e Lartë: Ligji grek nuk njeh plazhe private

Zaptimi i plazheve në Greqi, Gjykata e Lartë: Ligji grek nuk njeh plazhe private

Zaptimi i plazheve duket se nuk është problem vetëm në Shqipëri, por edhe në vendin fqinj. Në Greqi është dashur qëndrimi publik i Gjykatës së Lartë për të sqaruar se: Ligji grek nuk njeh plazhe private.

Përmes një memoje të posaçme, kjo gjykatë i ka kujtuar prokurorëve se çdo përpjekje për të bllokuar aksesin publik në plazhe, jo vetëm është ilegale, por edhe imorale dhe duhet trajtuar rigorozisht me urdhra prishjeje dhe arrestimi kur kjo të jetë e nevojshme. 

Në dokumentin në fjalë vihet në dukje se shkelës kryesorë të ligjit në këtë drejtim janë hotelet e mëdha, apo baret në bregdet që pretendojnë pronësi të pjesëve të mëdha të bregut.

"Ne duhet të bëjmë të qartë për këdo, përmes vendosmërisë sonë zbatuese, qoftë edhe duke aplikuar sanksionet dhe forcën e plotë të ligjit, se qëllimi kryesor i pasurisë së përbashkët është që të jetë falas për publikun", është shprehur zv.prokurori i Gjykatës së Lartë, Panagiotis Panagiotopoulos.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 07/05/2023 16:28

    Shqipnija ska shtet por mafje dhe hajna.

    Përgjigju
  • Iris: 07/05/2023 02:56

    Shqipo Greqie kane qene keta qe kane tentuar te zaptojne plazhet e Greqise?? Ah sikur te kishte dhe shteti shqiptar nje ligj po aq te forte sa ai grek dhe te ishte po aq i ashper! Brigjet e plazhet shqiptare do te dukeshin ndryshe,pa beton dhe pa asnje m2 te zene nga bizneset e plazhit.

    Përgjigju
  • Rana e vjedhun: 07/05/2023 00:44

    Provova plazhin grek vitin e kaluar.Dua te permend qe kam qene ne shume vende si Monte Negro,Kroaci,Itali,Spanje....por me te vertete Greqia bente dallim:Deti dhhe plazhi i perkiste publikut.Ne cmimin e nje kafeje kishe ne dispozicjon ndenjsen dhe cadren per tere diten..E tmershme eshte ne Shqiperi ku gjithcka eshte coptezuar e ndare midis hajnave...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja