Zbardhen 3 vendimet e projektligjet
e para të qeverisë Rama

TIRANË - Zbardhen sot 3 vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave në faqen online të Kryeministrisë. Sipas renditjes: ai i zëvendësimit të portretit të Presidentit të Republikës me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali, ai për kodin etik ministror, si dhe menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe ndalimin e importit të mbetjeve, ku theksohet: "Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë.”

3 VENDIMET E PARA TË QEVERISË RAMA

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.229, DATË 23.4.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E CEREMONIALIT ZYRTAR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12, pika 2, dhe 49, pika 1, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe  të ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 1.18, të kapitullit III, “Simbolet e Republikës”, të ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë, bashkëlidhur vendimit nr.229, datë 23.4.2004, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjalët “ ... vendoset portreti i Presidentit të Republikës.” zëvendësohen me “ ... vendoset portreti i themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali, që i bashkëlidhet këtij akti”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA



V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E KODIT ETIK MINISTROR
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhetë neneve 16, 17 e 18,të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin e Kodit Etik Ministror, sipas tekstitbashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet  në “Fletore zyrtare”.


KRYEMINISTRI

EDI  RAMA

 
 
V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10463, DATË 22.9.2011, “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit dhe të ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 
K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10463, DATË 22.9.2011,“PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në pikën 3, të nenit 22, fjala “... kufizon ...” shfuqizohet.

Neni 2

Në  nenin 48, “Ndalimi i importeve dhe kalimeve transit të mbetjeve”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Pika 1formulohet, si më poshtë vijon:

Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë.”.

Pika 3 shfuqizohet.

Neni 3

Neni 49, “Importi i mbetjeve jo të rrezikshme”, shfuqizohet.

Neni 4

Dispozitë kalimtare

1. Subjektet, të cilat, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë pajisur me autorizim për importimin e mbetjeve jo të rrezikshme, janë të detyruara që, për sasinë e mbetjeve që kanë importuar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të përfundojnë procesin e riciklimit, brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit.

2. Çdo dispozitë ligjore dhe akt nënligjor, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

3. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e ligjit, të nxjerrë aktet nënligjore, në zbatim të pikave 1 dhe 2, të këtij neni.

Neni 5

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 
K R Y E T A R I

ILIR META

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për ‘Plumbi i artë’, dëshmia e të penduarit Dumanit: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Të pandehurit: Nuredini gënjen!

Gjyqi për ‘Plumbi i artë’, dëshmia e të penduarit Dumanit: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Të pandehurit: Nuredini gënjen!