TIRANE- Pas konsensusit për ngritjen e Komisionit Hetimor që do të hetojë lëvizjet në Policinë e shtetit nga muaji shtator deri në muajin janar, mazhoranca ka propozuar emrat për anëtarët. Mëshohet se kryetar do të jetë Arben Ristani.

Pjesë e komisionit do të jenë edhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka,ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi,Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri nga PD.

Ylli Shehu nga PR dhe Dashamir Tahiri nga PDIU. Ndërkohë që mazhoranca ende nuk janë konfirmuar emrat, por përfliten emrat e Pirro Lutajt, Spartak Brahos, Ermonela Felajt, Xhemal Qefalisë , Luan Ramës. Opozita do ketë 7 anëtarë dhe kryetarin, ndërsa mazhoranca 8 anëtarë. Ndërkohë që dje janë zbardhur edhe debatet mes krerëve të grupeve parlamentare në Konferencën e Kryetarëve,ku Paloka është përplasur për kërkesën e PD me Ruçin dhe Xhafajn.

Replikat
Paloka: Për ne pasojat e këtyre shkarkimeve, specialistëve nga policia e shtetit, për më tepër në mënyrë të pa logjikshme dhe emërimi i njerëzve që nuk janë specialist policie, por kanë të vetmet merita, se kanë qënë komisioner apo numërues të PS, si po del nga faktet e fundit të paraqitura nga ne. Nga njerëz që janë vetë objekte të ndjekjes,apo kanë qënë pjesë e krimit apo 5 me precedent penal.

Ruçi: Edhe ne kemi pasur pretendimet tona politike edhe ju, keni pretendimet tuaja politike, është e drejta juaj ti kini dhe ti ushtroni, e para. E dyta ka disa mjete që ti ushtroni, për të ushtruar kontrollin parlamentar. Mjeti i parë është komisioni përkatës të cilin e keni ushtruar, e keni vënë në objekt dhe ju ka raportuar një më një, e dyta ka interpelanca, e keni thirrur Kryeministrin në interpelancë dhe ka raportuar për këtë dhe e treta keni përdorur edhe një mjet tjetër ligjor, keni bërë kallxim penal në prokurori për Kryeministrin dhe Ministrin e Brëndshëm pikërisht për emërimet.

Braho: E fundit që rrëzon kërkesën tuaj, është, që të tërë këta persona duhet të shkojnë njëherë në gjykatë, të ezaurojnë rrugët gjyqësore dhe pastaj, nëqoftëse gjykata na thotë, që të gjitha këto emërime janë bërë në kundërshtim me ligjin, unë jam plotësisht dakort që tëngrihet ky komision. Këta të shkojnë njëherë në gjykatë.
Paloka: Hajdeni të hetojmë bashkarisht dhe të shohim në është kështu si themi ne, që policia ka rënë në këtë gjëndië, për shkak të drejtimit politik krejtësisht të gabuar apo është siç thoni ju, që rendi është për bukuri, problemet janë të zgjidhura edhe në krye kemi heronj dhe jo ato që themi ne.

Xhafaj: Prokurori i Përgjithshëm ka filluar çështjen penale për 12 drejtora, përfshi këtu edhe drejtorin e përgjithshëm. Ju këtë po kërkoni, emërimet e 12 drejtorave, është çështje penale edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë të Shtetit. Keni bërë kallzim ministrit. Praktika ka shkuar në prokurori dhe i thuhet urdhëro këto emërime që keni bërë, ka filluar çështia penale, po heton ai.


Shkrimi u publikua sot (12.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)