Mbi liderin e vrarë të Nismës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç, është shtënë nga arma automatike “Heckler & Koch” e jo, siç ishte njoftuar më parë, nga një pistoletë Zastava M70A e kalibrit 9mm.
Atentatorët në ditën e vrasjes, më 16 janar më një veturë “Opel Astra “, e kanë ndjekur Ivanoviçin, nga momenti kur ai doli nga banesa e tij në Mitrovicë.
Kur Ivanoviç iu afrua portës së oborrit, në të cilën janë zyrat e parisë, vrasësi nga ulësja e pasme e veturës ka hapur zjarr mbi të. Sipas rezultateve të autopsisë, Ivanoviq u qëllua me gjashtë plumba në pjesën e sipërme të gjoksit. Ai kishte marrë plagë vdekjeprurës në organetjetësoeë dhe kishte vdekur para se të arrinte ambulanca e ndihmës së shpejtë në vendin e ngjarjes. Automjeti më të cilën atentatorët kryën vrasjen u gjet u djegur, por pavarësisht se ai u gjet brenda një harku kohor të shkurtër, brenda tij nuk u zbuluan gjurmët e atentatorëve.
Shërbimi Policor i Kosovës për rajonin e Veriut para dy ditësh ka publikuar fotot e veturës “Astra”, me të cilin kriminelët kanë ikur, është ngjyrë gri dhe pa targa.
Ende nuk është verifikuar se si dhe kur automjeti ka hyrë në territorin e Kosovës, kurse nga policia e Serbisë është shtënë informata se pronari i fundit i automjetit ishte një grua që e shiti atë në park të auto-mbeturinave. Automjeti, për të cilin u vërtetua se ka ndërruar disa pronarëve që nga viti 2009, mbërriti në Serbi, praktikisht është e vetmja gjurmë e prekshme në hetimin, për të cilin opinioni është informuar.
Policia po vazhdon të marrë deklarata nga njerëz që kanë qenë në kontakt me Ivanoviçin në ditët e fundit para vrasjes së tij dhe është duke pritur edhe raportin e tabulatëve telefonike.
e.gj/Shqiptarja.com









