TIRANË - Ish-drejtori i OST-së, Klodian Gradeci i shpallur në kërkim si pjesë e e grupit të zyrtarëve të AKBN-së në skemën e mashtrimit të puseve të naftës është arrestuar nga policia.

Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme në Rinas teksa ishte kthyer nga Turqia. Pjesë e skemës së mashtrimit kanë qenë zyrtarë të AKBN-së si dhe dy biznesmenë.

Hetimet për zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë nisur pas kallëzimit penal të drejtorit të përgjithshëm te "Albpetrol".

Pas hetimeve ka rezultuar se "Phoenix Petroleum" e cila është në pronësi të Isuf Berberit, i shpallur në kërkim, dhe Naim Kasa, me marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës, apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte, dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN, tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service.

Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga kompania gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1. 299.000 USD.

"Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza”, i finalizuar më datë 06.10.2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. G., 45 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës"- njofton policia.