TIRANË - Zbardhen emrat e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë, ku janë bosh dy vende. Janë nëntë kandidatë mes të cilëve emra të njohur për publikun dhe për sistemin e drejtësisë në vend.

Burime nga Gjykata e Lartë kanë bërë të ditur se, për dy vendet vakante kanë aplikuar, Çlirim Gjata, Igli Toska, Sinan Tafaj, Gent Shala. Gjithashtu për këto vende kanë aplikuar edhe Adnor Shameti, Sokol Sadushi, Marjana Semini.

Nuk mungon edhe emri i Artan Hoxhës, ndërsa kandidati tjetër është Maks Qoku.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)