Zbardhen formularët, Basha përfshin në lista trafikantë droge dhe hajdutë, shemb kauzën e dekriminalizimit 

Opozita shqiptare synon njollosjen dhe kriminalizimin e parlamentit të ardhshëm, teksa ka përfshirë në lista kandidatë me rekorde kriminale, duke shembur kësisoj kauzën kryesore të saj, atë të dekriminalizimit. Pas Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, edhe Lulzim Basha ka përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë disa trafikantë droge dhe hajdutë. Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë verifikuar formularët e kandidatëve të PD-së në 6 qarqe të vendit nga 12, konkretisht në Durrës, Dibër, Berat, Elbasan, Fier dhe Gjirokastër.

Në Durrës, Lulzim Basha ka kandiduar Rezart Tushën, i cili në formularin e dekriminalizimit thotë se është dëbuar nga Zvicra në vitin 1994. Sipas tij, komunikimi për t’u larguar ishte verbal dhe për shkak të tejkalimit të lejes së qëndrimit. Por, në një letër e zyrës së emigracionit në Zvicër drejtuar ambasadës zvicerane në Shqipëri, thuhet se kandidati i PD-së është arrestuar në tetor të vitit 1994 me heroinë, dhe për këtë arsye ndaj tij është vendosur një ndalim hyrje në Zvicër prej 5 vitesh.

Në Dibër listën e PD-së e kryeson Xhelal Mziu, i cili në formularin e dekriminalizimit deklaron se është arrestuar në fund të vitit 2013 dhe më pas është dënuar me dy vjet burg nga shkalla e parë për shpërdorim detyre kur drejtonte Bashkinë e Kamzës, por që u shpall i pafajshëm nga Apeli, përmes një vendimi të dyshimtë. Aktualisht Mziu po verifikohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërsa doli si protagonist edhe në dosjen e 184, ku mbushte autobusët me votues për të votuar kandidatin e PD-së në Dibër, në 2016.

Në Fier, Lulzim Basha kandidon të tetin Agron Kapllanajn, i dënuar në vitin 2003 me dy vite burg në Itali për vjedhje. Kapllanajn nuk e ndalon ligji i dekriminalizimit për të kandiduar, por me vendosjen e tij në listë, Lulzim Basha vë në pikëpyetje kauzën e ‘listave të pastra’.

Në Elbasan, nën siglën e PD-së kandidon Lefter Gështenja, i cili ka ndryshuar mbiemrin nga Kostenja në Gështenja për arsye të paspecifikuara. Në Elbasan kandidon edhe Ardian Zeneli, i ndaluar nga policia në shtator 2014, për arsye të paspecifikuara, por që thotë se ndalimi ka rezultuar i paligjshëm.

Edhe më problematike rezulton lista e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e dominuar nga personazhe me dosje në SPAK, me të dënuar për fshehje pasurie, afera dhe bixhoz të paligjshëm, me të hetuar për trafiqe etj.

 Formulari i dekriminalizimit, Rezart Tusha 

Formulari i dekriminalizimit, Xhelal Mziu

Formulari i dekriminalizimit, Agron Kapllanaj

Formulari i dekriminalizimit, Lefter Gështenja

Formulari i dekriminalizimit, Ardian Zeneli

 

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arku: 20/03/2021 12:49

    shiko si shkruajn , si analfabete

    Përgjigju
  • Kasem gahini: 20/03/2021 07:56

    Po luli vetei ka shenuar ne kartele 230 milion dollaret e rruges se kombit?po 21 janarin?po saliun e madherishem e kane akoma ne nr.5 te listes?Po cfareprisni ju,se keta kallepe politikanesh do te bejne lista me burra te mire?

    Përgjigju
    • katarakti: 20/03/2021 10:22

      Pse cuditeni! Luli eshte skllav i Saliut! Luli eshte deri ne gryke me vjdhje vrasje dhe poshtersira te tjera qe vetem ai dhe PD,pa harruar liken, mund t'i beje!

  • LORA: 19/03/2021 21:32

    Nuk mund te kete kauze dekriminalizimi ne nje nahije kriminale dhe antishqiptare te perbetuar, qysh prej vrasjes se kater djemve shkodrane ne 2 prill 1991. Si te tille, shqiptaret nuk i kane votuar ndonjehere ne shumice;pushtetin e kane grabitur me metodat e tyre bandite dhe ndihmen e nano-kurvave te se Majtes. Tung.

    Përgjigju
  • Anila: 19/03/2021 21:31

    Ju lutem verifikoni listen e Vlores kandidaten numer 6 Nada Daullja, Ka qene ne kerkim nga policia e tiranes per vjedhje dhe nuk e ka deklaruar. Nderkohe ne hetim nga prokuroria e Vlores per te njejten akuze.

    Përgjigju
  • Luani: 19/03/2021 20:49

    Pse valle sot asnje publikim, fota a video per udheheqesin e madh? Cte kete ndodhur valle?

    Përgjigju
  • Toni: 19/03/2021 20:47

    "por që u shpall i pafajshëm nga Apeli, përmes një vendimi të dyshimtë."

    Përgjigju
  • FATMIRI: 19/03/2021 19:28

    LUL HAJDUTI PATJETER QE DO I KANDIDOJ SE ESHTE OER VETE HORR DHE HAJDUT POR ME VJEN ÇUDI QE NJE PJES I SHKOJN NGA OAS SIKUR SKAN SY DHE VESH SE KUSH ESHTE KULI DHE SE ÇFAR KA BER HAJDUT I RRUGES SE KOMDIT GJIBAXHI BASHKE ME KUNATIN E VET NDAJ FIRMAVE QE JU VE EMRIN OLIGARK KA VRAR QYTETAR KUR ISHTE M BRENDESHEM KA BER TRAFIK ARMESH NE LIBI NE KOHEN E GADAFITKY PLER DUHET TE SHKOJ NE BURG SE K MINISTER TA HARROJ

    Përgjigju
  • O tej: 19/03/2021 18:36

    Hajt no.,, ku ta kene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli