Zbardhen përgjimet/ 49-vjeçari bie në kurthin e agjentit të policisë: Për pasaportën s’të jap garanci! Për kartën 8 mijë lekë për patentë greke 100 euro

Zbardhen përgjimet/ 49-vjeçari bie në kurthin e agjentit të policisë: Për pasaportën s’të jap garanci! Për kartën 8 mijë lekë për patentë greke 100 euro

1671615755_page.jpg

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi ka zbardhur dosjen e plotë të laboratorit ku falsifikoheshin letërnjoftime, pasaporta e viza. Hetimet janë nisur nga prokurori  Bledar  Valikaj. Artur Bramo, i arrestuar ka rënë në kurthin e një bashkëpunëtori të policisë, i cili është hequr si klientë që kërkonte të bënte dokumente false greke. Artur Bramo i jep garanci për kartën dhe patentën, por jo për pasaportën greke.

  • A-O Turo
  • B-Unë pot ë shifsha ty\
  • A-Ça bëne si kalove?
  • B-Ça bëne si kalove? Hë do rrim një çik atje apo
  • A-Hajde rrim shkojmë
  • ……
  • B-I thash atij shoku kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy ditë
  •     maksimumi tre
  • A-Po mirmo,ça është sot,e hëne e martë
  • B-Të mërrkurr të ejnten
  • A-E deri të ejnte në drekë
  • B-Më ra telefoni e unë nuk të mar dotë, më ra telefoni mu zbardh ekrani
  • A-Po ja di numrin përmëndësh
  • B-Kujt
  • A-Atij
  • B-Shokut tim o
  • A-Ë
  • B-Çke me atë ti mo burrë
  • A-Ke çe ka thue skam me ça e marr ore
  • B-Me të marr ty ore
  • A-Ë hë
  • B-Me të marr ty se mund ta mbaroj nesër pasnesër
  • A-Po ta lë në një letër të shkru una numrin e në momentin që e mbaron më merrë
  • B-Po na një gjë tjetër,mirë
  • …….
  • A-Tani se i thash unë atij,kam gjet një shok,një mik të mir i thash se ta bënë
  • B-Po
  • A-Patentën i thash do njëqind euro ta bënë,sikur më the ti,a më the njëqindë
  • B-Po
  • A-Ai mud të don dhe na një letër mbrapa,don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu
  • B-Për kartën do bisedoj,kur të marësh këtë do bisedoj për kartën
  • A-Po pra okej
  • B-Se tani te karta nuk jam njëçik i sigurtë se varet ça kartash
  • A-Se duhet ta mbështes me na një letër
  • B-A ti do kartë Greke?
  • A-Kart Greke mo
  • B-A do tafto ti pra
  • A-E kupton se thon qe ky ka patentën poka dhe një letër shëndetësije a kupton ça janë ato
  •     kartat shëndetësore,a na një pashaport a
  • B-Po dhe për pashaportën e bisedojm po nuk të jap shum garanci aty kurse te taftoja Greke
  • A-Ë kartën,kartën e patentën
  • B-Këto,këto I ke të sigurta
  • A-Po
  • B-Kështu
  • A-Ti jap këto unë
  • B-Po ma jep fotografinë mua njëherë,tashti si e ke emrin ti
  • A-Unë quhem Arjanë
  • B-Arjan,unë e kam Arturë
  • A-Pezjet edhe pezjet njëqindë
  • B-Shiko tani ça desha me thënë unë …
  • A-Po,këtu ked he dy fotot,sduhen më shum se dy
  • B-Tjetrën ta rujm për kartonin,një do ai po hajd mo dy për siguri
  • A-Meri dy
  • B-Po teproj ta mbajm për atë tjetrën
  • A-Po,urdhno dhe dy fotografit,ta marr një laps një letër këtij që ta shkrush numrin
  • B-Ça klase do ai?
  • A-Po ai njëzet e një vjeç është,llogarite
  • B-Klas të katërt
  • A-Klas të katërt po
  • B-Për motor sma mban bytha me ja bërë për motor se thot ai ku i bëri ky motorrin,makinën
  •     përnjëherë
  • A-Po
  • B-Ça po shkrun ti?
  • A-Numrin tëm që tmë marrësh
  • B-Unë e kam numrin të shkrujtme po ai mbaron punë dhe e hudh numrin
  • A-Po,ja tek e ke,mer një numër dikuj më mer në telefon e më thuaj
  • B-Të shkruajm dhe këtë klasi i katërt
  • A-Po
  • B-E kupton vet ai tashti
  • A-Tani vetëm pres telefonë
  • B-As mos e diskuto atë muhabetë
  • A-Po kështu na këto tonat ça,ça ke bër
  • B-Si tonat
  • A-Përshëmbull dokumentat tona a…
  • B-Ça do ti,patenta
  • A-Patent na nji
  • B-Për kart identiteti kam frik me i bë se varesh se ku paraqitesh ti,jan budallenj njerzit
  • A-Po
  • B-Se ti më thuj e du për jasht shtetit e ti ke bër punë këndej
  • A-Po pra
  • B-Dhe e ha në tullum ashtu kurse ti thu duhet për në Angli
  • A-A shpërndajm
  • B-Tafton do ta bëjm që ta dish ta kesh të qartë tetëdhjetmij lekë,tetdhjetmij lek
  •      shqiptare,Tafton
  • A-Po kartën,kart Greke
  • B-Kartë Greke,tafto quhet ajo
  • A-O Tur hajd pra gjith të mirat.
  •  


Lajmi kryesor:

Me 600 € të jepnin diplomë, zbardhen përgjimet e falsifikatorëve në Tiranë, si ranë në kurthin e agjentit: Kur të marrësh kartën, thuaj ‘erdha për domatet’


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë