TIRANE - “Shegë dhe mandarina”. Këto kanë qënë fjalët e koduara që nënkuptonin lekët që ishin dhënë  me qëllim transferimin e efektivit të policisë Hamëz Demushi nga komisariati 3, tek Grupi i Operacioneve Speciale. Gazeta “Shqiptarja.com” zbardh të plota përgjimet e prokurorisë, ku pas dhënies së parave njëri nga zv/drejtorët e policië së Shtetit ka firmosur urdhërin e transferimit ndërsa, ish-kryepolici Artan Didi ka refuzuar ta firmosë këtë urdhër, në momentin e fundit.