Zbardhen prapaskenat pse Rama
dhe Vuçiç anuluan konferencën

Zbardhen prapaskenat pse Rama<br />dhe Vuçiç anuluan konferencën
Konferenca për shtyp e kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ka shkuar si duhet.

Në fakt, ajo është ndërprerë, për shkak të disa mosmarrëveshjeve mes Aleksandar Vuçicit të Serbisë dhe Edi Ramës së Shqipërisë.

Klan Kosova ka zbardhur prapaskenat e asaj që ndodhi në Sarajevë.

Sipas agjendës së publikuar nga qeveria e Bosnje Hercegovinës, në fund të takimit të sotëm gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor do të prononcoheshin me radhë në një konferencë për shtyp, së bashku me komisionerin Johaness Hahn.

Por për çudinë e të gjithë gazetarëve të shumtë, konferenca është ndërprerë kur pas kryeministrit të Bosnjës, si i zoti i shtëpisë, dhe komisionerit Hahn, i ka ardhur radha kryeministri Vuçic.

Sapo është thirrur nga moderataroja për të marrë fjalën, kryeministri serb ka bërë me shenjë nga Edi Rama.

Ky gjest ka lënë të kuptohet se Vuçic i ka hapur rrugën Ramës për të folur.

Ky i fundit mësohet se nuk ka reaguar dhe pas kësaj, kryeministri serb është kthyer nga salla dhe ka thënë se mjafton me kaq dhe se nuk ka kuptim te flasin të gjithë.

Pastaj ai ka lëvizur nga podiumi dhe kështu kanë bërë edhe mysafirët e tjerë, duke shkaktuar acarimin e gazetarëve që prisnin prej më shumë se një ore.

Më pas gazetarë të pranishëm që kanë arritur të kapin diçka nga  një shkembim fjalësh në anglisht mes kryeministrit serb e atij shqiptar, në korridorin që çonte për në sallën e konferencës së shtypit, kanë treguar se Vuçic ka thënë me zë të lartë, se ishte përgatitur të denonconte arrestimin e një militanti të partisë së tij në Kosovë.

Ky i fundit, sipas shefit të qeverisë serbe, ishte arrestuar sepse kishte në makinë posterët e fushatës elektorale të partisë së kryministrit serb.

Kryeministri Rama mësohet t’i jetë kthyer Vuçicit me përgjigjen: “Duhet ta dish, se nëse ti e thua këtë në konferencë unë do të them: ‘Ta kam thënë qe po s’e njohe Kosovën, probleme do kesh’! Dhe do t’i sqaroj unë gazetarët qe nuk është e vërtetë që në Kosovë e kanë arrestuar njeriun tënd, por kane sekuestruar posterët e t'u, domethënë kanë arrestuar fotografinë tënde”!

Replika e dy kryeministrave rreth “arrestimit të fotografisë” është pritur me të qeshura nga të pranishmit, ndërsa në fund kryeministri Vuçic ka preferuar ta lërë me kaq dhe të evitojë replikën e radhës së kolegut të tij shqiptar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët