Zbardhen propozimet për heqjen e
imunitetit për gjyqtarë e politikanë

Zbardhen propozimet për heqjen e<br />imunitetit për gjyqtarë e politikanë
Zbardhen propozimet për heqjen e imunitetit për gjyqtarët dhe politikanët. Në kuadër të Reformës në Sistemin e Drejtësisë u zhvillua sot në Durrës tryeza rajonale për prezantimin dhe konsultimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese me gjyqtarë, prokurorë, avokatë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe pedagogë të fushës së drejtësisë të pranishëm në këtë veprimtari.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Florian Raunig, përgëzoi Kuvendin për organizimin e këtyre aktiviteteve. E pyetur nga kreu i OSBE se si është menduar zgjidhja e çështjes së imunitetit për gjyqtarët, ekspertja e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese theksoi se një ide ka qenë heqja e imunitetit edhe për politikanët.

“Ne kemi diskutuar këtë çështje edhe kur jemi mbledhur në mbledhjet e përgjithshme të ekspertëve sepse në përgjithësi ne kemi punuar me grupe pune. Kjo ka qenë një çështje shqetësuese. Pse ? Se  e para ka pasur dy rryma që tani u ndryshua kushtetuta dhe ta lëmë kështu siç është me qëllim që edhe gjyqtarë të kenë një mbrothej nga procesi penal, nga pikëpamja e imunitetit. Kurse rryma tjetër ishte që jo. Derisa ndërmarrim gjithë këtë reformë në drejtësi nuk ka më kuptim të flasim për imunitet të gjyqtarëve. Një pjesë e jona u përfshiva dhe unë aty, ngritëm problemin. Heqje e imunitetit vetëm për gjyqtarët? Mos duhet ta heqim për të gjithë imunitetin, për të gjitha kategoritë që kanë imunitet dhe në këtë kuadër përfshihen deputetët, organet përfaqësuese që e kanë këtë imunitet dhe ministrat që kanë imunitet të barabartë me deputetët. U la kështu sepse në këtë fazë ne përgatitëm vetëm ndryshimet për reformën në drejtësi. Prandaj është prekur vetëm dispozita që sanksionon imunitetin nga procesi penal për gjyqtarë. Por ka shumë mundësi që me ndryshime të tjera që do të përgatiten dhe besoj se do të kalojnë njëra pas tjetrës me ndryshimet me reformën në drejtësi, të hiqet edhe imuniteti për përfaqësuesit. Kjo është ngritur edhe në mbledhjen e dytë që ne bëmë për komisionin e posaçëm për reformën në drejtësi."

Një nga deputetët e ngriti çështjen dhe tha: keni hequr imunitetin vetëm për gjyqtarët, pro po për politikanët që ushtrojnë presion ndaj gjyqtarëve. Kjo është një çështje që Kuvendi do ta rimarrë nëse do të vendosi që të ndryshojë dhe disa dispozita të tjera meqenëse futet një amendament. Në këtë kuadër unë do të përmendja edhe faktin që po përgatitet edhe amendamenti që është i posaçëm vetëm për dekriminalizimin. Ai do të përfshijë edhe disa nene të projektit që ne kemi. Domethënë janë tre katër nene për dekriminalizimin por do të kelt ndërhyrje në këtë projekt që ne kemi me qëllim dekriminalizimin e parlamentit”, tha Anastasi.

 
Ja fjala e plotë e Rauning
Mirëdita, zonja dhe zotërinj! Gëzohem që shoh kaq shumë studentë t’u bashkohen këtyre diskutimeve të rëndësishme për të studiuar ndryshimet kushtetuese të propozuara dhe rëndësinë e tyre për të ardhmen.

E përgëzoj Kuvendin për organizimin e këtyre takimeve, si pjesë e raundit të dytë të konsultimeve për reformën e sistemit të drejtësisë, tashmë në zhvillim e sipër në Kuvend. Shumë prej jush i kam takuar kur isha këtu në korrik për prezantimin e Analizës së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, e cila ishte produkt i fazës së parë të kësaj reforme.

Që atëherë, ne kemi vijuar punën për një reformë gjithëpërfshirëse dhe tërësore që përmbush standardet ndërkombëtare. Kur them “ne”, e kam fjalën për Kuvendin dhe Nënkomisionin e Posaçëm të tij për Reformën në Drejtësi, ekspertët dhe partnerët ndërkombëtarë, si Prezenca e OSBE-së- dhe ju, qytetarët e Shqipërisë. Kjo për shkak se reforma me siguri do t’i arrijëkëto rezultate mësë miri nëse paraqet vizionin e përbashkët të shqiptarëve për një sistem drejtësie të shekullit të 21-të.

Më duhet të vlerësoj këtu punën e ekspertëve dhe përkushtimin e tyre personal për pjesëmarrjen e qytetarëve në reformën në drejtësi. Për mua është nder të ndaj podiumin me këta akademikë të mirënjohur shqiptarë dhe me kolegët e tyre ndërkombëtarë. Këtë muaj, ata do të vizitojnë qytetet kryesore të Shqipërisë për të dëgjuar prej jush dhe prej disa bashkëqytetarëve tuaj.

Pse është kaq i rëndësishëm ky diskutim? Sepse është i rëndësishëm për ju. Çdo ndryshim i Kushtetutës ndikon në jetën e qytetarëve. Por tani ne po flasim për 53 ndryshime të propozuara qëndikojnë në të gjithë sistemin gjyqësor.

Këto ndryshime duhet të garantojnë themelin për një sistem drejtësie të përtërirë e që do t’i shërbejë më mirë qytetarëve shqiptarë. Ato duhet të ndiqen nga një veprimtari legjislative intensive dhe nga një sërë masash për zbatim, përfshirë këtu rregullore të reja, procedura, sisteme programesh kompjuterike dhe menaxhimi, si dhe trajnim. Në këtë universitet dhe në universitete të tjera, juristët e së ardhmes do të mësojnë mënyra të reja të bërjes drejtësi.

Ky është ambienti ideal për të diskutuar në lidhje me nisjen e një kapitulli të ri në historinë kushtetuese të Shqipërisë; këtu, mes profesionistëve të rinj që po nisin karrierën e tyre si ekspertë ligjorë. Unë shpresoj vërtet se ndryshimet legjislative do të sjellin drejtësi më të mirë. Por, në fund të fundit, kjo është në duart tuaja.

Si juristë, ju do t’i ndiqni ndryshimet ligjore me interes të madh profesional. Gjithashtu, ju duhet të merrni pjesë aktivisht në vënien në zbatim të masave praktike e sistematike për administrimin e drejtësisë, masa me rëndësi thelbësore për efikasitetin dhe integritetin gjyqësor. Përfundimi i reformës në drejtësi nuk mund tëarrihet në Kuvend; ai duhet të arrihet nëgjykatat e çdo rrethi të vendit, me radhë nga Tropoja deri në Sarandë.

Kjo është ideja që qëndron pas partneritetit të Prezencës së OSBE-së me kryetarët e gjykatave, gjyqtarët dhe subjektet që u drejtohen gjykatave për të vënë në zbatim sistemin aktiv të menaxhimit të çështjeve, partneritet që ka rezultuar shumë i suksesshëm nëpakësimin e vonesave në gjykime në Krujë dhe Korçë, duke sjellë Drejtësi pa Vonesa. Vënia në zbatim e administrimit modern dhe transparent do të kërkojë angazhimin e plotë të juristëve të brezit tuaj.

Kur isha këtu në korrik, u shpreha se: Konsultimi nuk është vetëm punë e qeverisë ose e Parlamentit. Edhe pse ështëdetyrë e autoriteteve publike t’i hapin derën pjesëmarrjes së qytetarëve, është po aq edhe detyrë e juaja, dhe e jona, të trokasim në atë derë.

Epo, ajo derë tashmëështë hapur. Nëse keni vullnetin, ajo mund të çojë në një shtet më të mirë të së drejtës, në përputhje me Kushtetutën, në qeverisje gjyqësore që respekton standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së. Kjo është dera e së ardhmes suaj.

Redaksia online
(f.t/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit

“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit