Në mesazhet e shkëmbyra, njëra nga vajzat porosit shoqen e saj që të blejë prezervativ dhe t'u bashkohet atyre, por ajo i përgjigjet se s'ka asnjë lek me vete.
Ndërsa në pjesën e dytë të bisedës, vajzat flasin për arrestimin e tre pjesëtarëve të grupit. Një nga vajzat i thotë shoqes se është arrestuar një person i quajtur Rrushi dhe e paralajmëron atë që të ketë kujdes.
Përgjimet e zbardhura
- 099: .. zemër hajde për tek xxxxx te Fresku, jam me 2 miqt e mi po hajde mos u vono. Mer taksi se ta paguaj unë.
- 405 dërgon sms ku pyet se ku dhe i thotë “Aty zemër sa kalon Freskun”.
- 099: Po te xxxxxxx
- 405: Ok po vi. Mos është ai që pi moj?
- 099:Jooo
- 405: ok
- 099: Merr prezervativ
- 405: Nuk kam asnjë lek me vete
- 099: ok ska gje
- 405: A je aty ku ke qen ate dit
- 099: Po por me nje shok tjeter njeri yll bote.
- 405: ok
Pjesa e dytë e përgjimeve
830: E more vesh atje ti ke Gjyshi (bëhet fjalë për hotel xxxxx).
123: Jo
830: E kanë kap pra
123: Kë?
830: Atje pra, Andi a brenda me gjith Mondin
123: Po për ça, për ato?
830: Për ato pra, kishte shku aj, ça është një taksixhi që meret kshu
123: E Rushi
830: Ëë, e kishte çu nja dy femra
123: E kanë kap Rushin? Kur mramë?
830: Parmramë
123: Po mirë, bëne mirë që më the
830: Po pra...
123: Rushin kanë kap apo tjetër?
830: Andi e Mondi është mrena edhe Rushi
123: Vari k... mirë që më the
830: E pra... kush ti jep lajmet e mira ty
123: Hallall që të ruhem dhe unë, pranej
830: Rruje ti rruje, jo rruju...
Një aksion i policisë javën e kaluar i koduar “Taksia 2” ka çuar në shkatërrimin e një grupi prostitucioni, ku u arrestuan 10 persona dhe tre të tjerë u proceduan penalisht. Prostitucioni ushtrohej në një hotel në kryqëzimin e “Tregut elektrik”, në pronësi të A.Ndoja. Policia ka bërë me dije se prostitucioni ushtrohej edhe në ambiente të tjera, ku vajzat shoqëroheshin me taksi drejt këtyre ambienteve.
Report TV mësoi se pjesë e këtij rrjeti si klientë, kanë qënë edhe persona VIP. Këngëtarë dhe biznesmenë kanë qënë disa prej klientëve të këtij rrjeti, sqaruan burime nga Policia e Tiranës. Këta klientë VIP mendohet se paguanin 100-150 euro për të marrë shërbime seksuale. Në momentin që Policia ndërhyri për të arrestuar personat e përfshirë, te një hotel te Tregu Elektrik, gjeti një prej vajzave që shfrytëzohej për prostitucion, bashkë me dy klientë në të njëjtën dhomë. Të dy klientët kishin paguar 200 euro tek organizatorët e këtij rrjeti.
Në pranga kanë rënë Ruzhdi Gapi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Edmond Shkalla, 49 vjeç, , Albina Kasa, 26 vjeç, A. Ndoja, 37 vjeç, Jani Murati (Gëzim Kasëmi) 59 vjeç, Altin Sulejmanasi 44 vjeç, Altin Sulejmanasi 44 vjeç, Elton Mimini 23 vjeç, A.L. 44 vjeçe, F.P. 32 vjeçe dhe D.D, 42 vjeç. Gjithashtu janë proceduar penalisht D.D. 25 vjeçe, L.K. 25 vjeçe, B.C. 39 vjeçe. Operacioni për goditjen e këtij grupi është realizuar nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme, pas një hetimi 5 mujor.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com